☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.69 ▲0.68%
ARI 3,999 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,534 ▼ -1.76% ETH $2,249 ▼ -2.74% XRP $1.2657 ▼ -2.09% SOL $98.1000 ▼ -1.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Turistët e huaj shpenzuan 904 milionë euro më pak për 9-mujorin; Sa “kursyen” shqiptarët, duke mos ikur jashtë

Të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro për 9-mujorin, nga 1.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie prej 55% me bazë vjetore.

Në vlerë absolute janë 904 milionë euro të hyra më pak në ekonomi në këtë periudhë, si rrjedhojë e ndikimit që pandemia dha në sektorin e turizmit në vend. Të dhënat bëhen të ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë.

Edhe shqiptarët kanë shpenzuar më pak në udhëtimet e tyre jashtë vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ata shpenzuan për udhëtimet jashtë 507 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro në janar-shtator 2019, me një tkurrje prej 58%. Në vlerë absolute, shtetasit shqiptarë kanë “kursyer” 717 milionë euro si rrjedhojë e pamundësisë për të kaluar pushimet jashtë apo për të kryer udhëtime jashtë Shqipërisë.

Bilanci i udhëtimeve (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri me ato të shqiptarëve jashtë) ka vijuar të jetë pozitiv prej 224 milionë eurosh, por me një rënie prej 46% në krahasim me 2019-n, që ka qenë deri tani më i miri historik sa i përket turizmit në vend.

Tremujori i tretë

Turistët e huaj sollën 323 milionë euro në ekonominë shqiptare në tremujorin e tretë të këtij viti Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se shpenzimet e turistëve i dhanë frymëmarrje ekonomisë dhe llogarisë korente të vendit pas rihapjes së ekonomisë, megjithëse të ardhurat ishin shumë larg sezonit të turistik të vitit të kaluar. Në tremujorin e tretë 2019, turistët e huaj patën shpenzuar shifrën rekord të 782 milionë eurove.

Kontributi i turizmit në bilancin e pagesave në tremujorin e tretë u përmirësua ndjeshëm edhe në terma neto, duke zbritur shpenzimet e kryera nga shqiptarët jashtë vendit. Të ardhurat neto nga zëri i udhëtimeve ishin 133 milionë euro.

Megjithatë, kontributi i turizmit në bilancin e pagesave, edhe në terma neto, ishte afërsisht në gjysmën e vlerave të regjistruara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për tremujorin e dytë, si rrallëherë, ky zë kishte qenë negativ në vlerën e dy milionë eurove.

Udhëtimet

Sipas INSTAT, për 9-mujorin 2020, Shqipërinë e vizituan gjithsej 2.12 milionë shtetas të huaj, në rënie me 61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në pjesën më të madhe, vizitorët e huaj erdhën nga Kosova dhe nga vendet fqinje.

Shtetasit nga Kosova kanë qenë ata që kanë mbajtur gjallë hotelet në vend, duke u bërë shpëtimtarët e turizmit këtë vit. Për 9 mujorin 2020, hyrjet e shtetasve nga Kosova zinin 52% të totalit, nga 37% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Madje në shtator dhe tetor, hyrjet e shtetasve të Kosovës u rritën me mbi 30% duke kompensuar në një pikë mungesën e turistëve gjatë periudhës së karantinës (për shkak të pandemisë për 9 mujorin, hyrjet e shtetasve nga Kosova ranë me 45%).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.