☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,059 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,486 ▲ +1.83% ETH $2,367 ▲ +2.09% XRP $1.3282 ▲ +1.79% SOL $102.8600 ▲ +2.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Turqia reagon ndaj Francës lidhur me Ballkanin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Ambasadori Hüseyin Müftüoğlu tha se roli i Turqisë në Ballkan është konstruktiv, përfshirë kontributin në proceset demokratike të këtij rajoni.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Ambasadori Hüseyin Müftüoğlu tha se roli i Turqisë në Ballkan është konstruktiv, përfshirë edhe kontributin në proceset demokratike të këtij rajoni, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne u propozojmë atyre që dëshirojnë që ta mësojnë rolin e sinqetë konstruktiv të Turqisë në Ballkan, përfshirë edhe kontributin në proceset demokratike të këtij rajoni, t’i lexojnë punimet dhe vlerësimet për kontributet e Turqisë në stabilitetin politik dhe ekonomik të Ballkanit e jo të mjediseve të cilët përpiqen t’i njollosin aktivitetet e kohëve të fundit të Turqisë në Ballkan, të cilat bazohen në themelin e bashkëpunimit”, thuhet në deklaratën me shkrim të Müftüoğlu në përgjigjen ndaj deklaratës së presidentit të Francës Emmanuel Macron, i cili gjatë një fjalimi, duke iu referuar Ballkanit kishte folur për Turqinë.

Zëdhënësi Müftüoğlu duke folur për mendimet dhe propozimet e presidentit Macron për të ardhmen e Bashkimit Evropian (BE), tha se ai duke iu referuar Ballkanit, kishte injoruar kontributet e Turqisë, e cila është element i domosdoshëm i Evropës.

Duke vënë në dukje se nuk është lehtë ta njohësh dhe ta kuptosh Ballkanin, Müftüoğlu theksoi se qasja e cila e sheh rajonin si një fushë konkurrencash është veçori e atyre të cilët nuk i kuptojnë të vërtetat në rajon. Müftüoğlu nënvizoi se edhe në themelin e problemeve të cilat po përjetohen në Ballkan qëndron ky problem.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.