🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.43 ▼0.69%
ARI 3,952 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,855 ▼ -0.12% ETH $2,266 ▲ +0.48% XRP $1.2688 ▲ +1.33% SOL $91.9500 ▼ -0.41%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.43 ▼0.69 % ARI 3,952 ▲0.29 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.43 ▼0.69 % ARI 3,952 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

U arrestua në Angli, i riu shqiptar pranon ekstradimin në Shqipëri! U mërzit nga paraburgimi, akuzohet për aksident me vdek

Një i kërkuar i drejtësisë shqiptare arrestuar në Londër ka pranuar të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas dokumenteve të gjykatës të ekstradimeve “City of Westmister Magistrate Court”, tregohet se Andi Hoxha 23 vjeç, i arrestuar disa muaj më parë, hoqi dorë nga kundërshtimi ekstradimit.

Kur ai doli përpara kësaj gjykate, prokurori britanik, përfaqësues i shtetit shqiptarë kërkues i ekstradimit tha se “Andi Hoxha është shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi në 14/11/2022 in Fushë-Krujë aksidentoi për vdekje Lutfi Marokun, i cili ndërroi jetë në spital më 23/11/2022”, informon TCH.

Andi Hoxha e shkaktoi aksidentin me automjetin tip Mercedes Benz me targë AB 363 AM, në aksin rrugor Thumanë-Fushë-Krujë.

I riu shqiptarë do të vijojë të mbahet në një paraburgim të Londrës deri në momentin kur oficerët e Interpol Tiranës do të udhëtojnë drejtë Anglisë për ta marrë.

Në gjykatën City of Westmister Magistreate Court për momentin janë në shqyrtim edhe 10 raste të tjera shtetasish shqiptarë të cilët kërkohen të ekstradohen nga Shqipëria, Italia, Franca për krime të ndryshme.

Dy ditë më parë kjo gjykatë në gjyq themeli shqyrtoj kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Pëllumb Llleshit arrestuar në zonën Kent 2024.

Ai është dënuar në mungesë me 19 vite burg nga gjykata e Elbasanit për vrasjen e Bilbil Hilës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.