☁️
Tiranë 13°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.32 ▼3.65%
ARI 3,915 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,052 ▲ +0.18% ETH $2,280 ▲ +0.55% XRP $1.2497 ▼ -0.3% SOL $94.1900 ▼ -1.38%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.32 ▼3.65 % ARI 3,915 ▲0.42 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.32 ▼3.65 % ARI 3,915 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe konce

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mbrojti edhe një herë mbështetjen me fond që qeveria i dha koncertit të Kanye West në Tiranë, vendim që u shoqërua me kritika në opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” nga Denisa Pasholli në A2CNN, Gonxhja solli në vëmendje faktin që Shqipëria harxhon 3 milionë euro për një panair në Berlin.

Ministri vuri në dukje se do të vijohet me kokëfortësi te ekonomia e eventeve, pasi është mënyra më e zgjuar e promovimit të vendit.

“S’e kuptoj pse duhej bërë ‘armik i klasave’ Kanye West! Edhe ata që do të donin të vazhdonin me protestën mund të ishin në event, mund të mos e kishin sabotuar një event që ishte për Shqipërinë dhe për ne, për të gjithë vendin tonë. Mund të mos kishim paguar ndoshta atë faturë që paguam, për shkak të këtij anatemimi dhe kësaj lufte donkishoteske me koncertin. Mund të kishim qenë më të zgjuar, më të pjekur dhe mund ta kishim eventin edhe pa e bërë atë harxhim nga ana e shtetit dhe të kishim fituar ato 6 pikë ca milionë euro, t’i kishim në arkën e shtetit, që do përdoren për nevoja që shteti gjatë vitit planifikon dhe rishpërndan”, tha Gonxhja.

“Ne do investojmë kokëfortësisht te ekonomia e eventeve, sepse është mënyra e promovimit të vendit më e zgjuar e mundshme. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por ne harxhojmë disa miliona euro në vit për të bërë disa panaire jashtë shtetit. Pse qenka normale të harxhojmë bie fjala në Berlin 3 milionë euro për tre ditë event, për 250 metra pavion, dhe pse nuk harxhokemi disa miliona euro për të bërë një megaevent, një gjë globale, ku do vijnë dhjetëra mijëra të huaj të huaj, edhe nga rajoni, do kenë një eksperiencë të veçantë dhe do ketë rekomandime pozitive për ta vizituar prapë”, vijoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.