☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.10 ▲0.71%
ARI 4,471 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,292 ▲ +2.33% ETH $1,904 ▲ +1.61% XRP $1.0002 ▲ +0.75% SOL $75.7300 ▲ +1.76%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.10 ▲0.71 % ARI 4,471 ▼0.07 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.10 ▲0.71 % ARI 4,471 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
18 Aug 2026
Breaking
Politika

U largua nga PS, çfarë shkruante Marjana Koçeku vetëm pak ditë më parë për investimet

Deputetja Marjana Koçeku, e cilla shpalli largimin nga Partia Socialiste, në kulmin e protestave për Zvërnecin, vetëm para 5 ditëve kishte një qëndrim në rrjetet e saj socjale, ku shprehej për mbrojtjen e investimeve të mëdha.

Që sipas saj, duhet të vijonin në rrugë paralele me bizneset e vogla në turizëm.

Postimi i plotë

Kur pata vendosë me e hapë bujtinën para 5 vitesh m’u desh me marrë 2 mijë euro borxh te nji kushëri për restaurimin e kullës, ma saktë për izolimin e lagështinës që i kishte kaplue muret duke i ba harta-harta. Krejt si shpenzim më shkoi rreth 1 mijë euro. Pjesën tjetër e ktheva.

Nuk ndërrova kurrgja ma shumë, përfshi edhe ktë vegsh që shihni ma poshtë e që asht ma i vjetër se mosha jeme biologjike.

Qëllimi ishte me i dhanë kësaj ene-relike nji mision krejt të ri, jo ma me gatue për familjen e të afërmit, por për vizitorët e huej…

Në 5 vite, ky vegsh ka gatue për rreth 25 mijë vizitorë, pa marrë parasysh gatimet e maparshme familjare, për dasma, zi mortore, pajtime gjaqesh e lloj-lloj eventesh të tjera që i kanë zonat tona.

Na ka shoqërue në të mirë e në të keq, në dështime e suksese ekonomike.

Me i mbledh krejt njerëzit bashkë për të cilët ka gatue ky vegsh, e them me bindje se ia kalon çdo enë të secilit resort ma të mirë e ma të madh në Shqipni, për mos me thanë ma gjanë. Ndoshta nji ditë ka me gatue në përmasën e nji populli, por kushedi…

Ata që më njohin e dinë shumë mirë që unë s’kam shkue kurrë në nji resort dhe s’besoj se kam me shkue ndojherë. Në preferencën teme resorti asht nji botë e stisun dhe pa negativitet, nji hapësinë e kontrollueme dhe e tejsterilizueme, dekori i të cilës e përjashton ritmin e vërtetë të nji vendi.

Por e vërteta asht se nji kategori njerëzish (ndër të cilët jo pak shqiptarë) e preferojnë nji botë të tillë e që janë gati të paguejnë me çdo çmim për me marrë përjetime të nji lumtunie që për mue asht abstrakte, por që për ta me sa duket asht krejt reale.

Kur e kam marrë pozitën e përfaqësimit në parlament, nji nga synimet ka kenë me i dhanë shtysë sipërmarrjeve të vogla kreative në turizëm, pa shumë investim, që për nga volumi dhe suksesi ndojherë arrijnë edhe sipërmarrje masive. Nji kullë e vjetër, nji vegsh i nximë prej zjarrit, nji sofër e thjeshtë, mundet me ba ma shumë për shpirtin e turizmit sesa investime milionëshe që ndërtohen pa lidhje të drejtpërdrejta me vendin

Mirëpo kjo s’don me thanë se resortet s’e kanë funksionin e tyne. E vërteta asht se ato janë pjesë e nji realiteti tjetër ekonomik, që shumë vende e kanë kalue për me ndërtue industri të fuqishme turizmi, por edhe industri të tjera që derivojnë prej tyne. Për shumë zona mundet me u ba shtysë ekonomike dhe me sjellë investime që përndryshe s’do mundeshin me mbërritë kurrë aty.

Asht sfidë mos me e luftue njanën formë kundër tjetrës, por me krijue nji ekuilibër ku zhvillimi ekonomik nuk e zhduk shpirtin e vendit, e ku autenticiteti nuk mbetet peng i varfnisë, melankolinë dhe estetikën e të cilës, më duhet me e pranu, e kam sëmundje edhe unë. Drita e zjarrit asht ma e bukur se drita elektrike, xixëllonja ma e bukur se vetëtima.

Shqipnia ka nevojë edhe për energjinë e sipërmarrjeve të vogla, edhe për kapacitetin investimeve të mëdha. Por mbi të gjitha ka nevojë me i lanë bashkë të dyja botët me ekzistue, pa e përjashtue njana-tjetrën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.