☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 84.30 ▲2.64%
ARI 4,423 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,062 ▼ -1.87% ETH $1,877 ▼ -2.66% XRP $1.0030 ▼ -3.05% SOL $75.7400 ▼ -1.51%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 84.30 ▲2.64 % ARI 4,423 ▲0.07 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 84.30 ▲2.64 % ARI 4,423 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kronika

U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të shkuarën kriminale të Alesio Xhelo, shqiptarit që u plagos gjatë një përplasjeje me policinë greke.

Sipas mediave dhe autoriteteve greke, 42-vjeçari konsiderohet një nga anëtarët kryesorë të një organizate kriminale, me aktivitet të shtrirë në Greqi, Qipro dhe Shqipëri. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitje të armatosura, sulme me armë dhe kontrata vdekjeje.

Autoritetet greke e kanë përshkruar Xhelon si një person tejet të rrezikshëm dhe të gatshëm për përdorimin e armëve të rënda edhe në zona të banuara. Një nga episodet më të njohura lidhet me një përplasje të vitit 2012 me forcat speciale greke, ku ai dyshohet se tentoi të qëllonte ndaj policëve me armë automatike, por arma u bllokua në momentin e fundit.

Emri i tij është lidhur gjithashtu me një grabitje të dhunshme në zonën e Kaisarianit, ngjarje gjatë së cilës humbi jetën një shef kuzhine.

Pas disa vitesh në arrati, Xhelo u arrestua në Qipro dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë. Megjithatë, edhe pse mbahej në “arrest shtëpie” në Fier nën mbikëqyrje policore, ai arriti të arratisej dhe të hynte sërish ilegalisht në Greqi.

Sipas zëdhënëses së policisë greke, Alesio Xhelo rezulton i dënuar në Greqi me 73 vite burg për vepra të rënda penale. Autoritetet pretendojnë se ai ishte liruar në Shqipëri gjatë vitit 2025 dhe në vitin 2026 ishte rikthyer ilegalisht në territorin grek.

Në Shqipëri, Xhelo ishte arrestuar edhe në vitin 2019 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, pak muaj pasi ishte arratisur nga një burg grek.

Rishfaqja e tij në zonën e Mikrolimanos, së bashku me armët e sekuestruara dhe gjashtë granatat e gjetura në çantën e tij, ka ngritur sërish alarmin tek autoritetet greke dhe ka rikthyer vëmendjen mbi aktivitetin e tij kriminal ndër vite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.