“U shit te Tom Doshi”/ Sherr brenda “Revolucionit Flamingo”, përplasen organizatorët, akuza për administrimin e mbi 1
Detaje të reja janë mësuar për përplasjen fizike mes protestuesve të “Revolucionit Flamingo”, të regjistruar mbrëmjen e së dielës para Kryeministrisë. Pas publikimit të pamjeve nga konflikti, mësohet se në përleshje janë përfshirë persona të grupit të Visuar Dalipit, i njohur në rrjetet sociale si “Banka e Fundit”, dhe mbështetës të Gent Prognit.
Sipas raportimeve, gjatë konfliktit është goditur edhe Agron Jemini, një prej pjesëmarrësve të rregullt në protestë, i njohur për valëvitjen e flamurit gjatë tubimeve.
Pas ngjarjes ka reaguar influencerja Gerta Shino, mbështetëse e Visuar Dalipit, e cila ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar persona pranë grupit të Prognit se kanë sulmuar protestues që kishin kontribuar edhe financiarisht për organizimin e tubimeve.
Shino ka ngritur gjithashtu akuza për mënyrën e administrimit të fondeve të protestës, duke përmendur mbi 10 mijë euro të mbledhura përmes GoFundMe dhe rreth 40 mijë eurove nga shteti për prishjen e protestës sipas saj. Ajo ka pretenduar gjithashtu se grupi i Prognit është “shitur te Tom Doshi”. Këto janë pretendime të Shinos dhe deri tani nuk rezultojnë të konfirmuara në mënyrë të pavarur.
Përplasja shënon një tjetër përshkallëzim të tensioneve të shfaqura së fundmi brenda “Revolucionit Flamingo”, ku grupe dhe aktivistë të ndryshëm kanë nisur të përplasen publikisht për organizimin dhe drejtimin e protestës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.