☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 94.35 ▲2.38%
ARI 4,297 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,740 ▼ -2.79% ETH $2,670 ▼ -2.72% XRP $1.4877 ▼ -7.63% SOL $114.2900 ▼ -3.14%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.35 ▲2.38 % ARI 4,297 ▼0.49 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 94.35 ▲2.38 % ARI 4,297 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA-ja kufizon vizat për personat që përfshihen në “turizmin e lindjeve”

UASHINGTON, 24 shtator /ATSH-DPA/- Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi dje kufizime të reja për vizat, që synojnë personat që përfshihen ose ndihmojnë në të ashtuquajturin “turizmin e lindjeve”.

Me këtë term nënkuptohet udhëtimi i një gruaje në SHBA kryesisht për të lindur fëmijën atje, me synimin që fëmija të marrë shtetësinë amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ky qëllim nuk është bazë e lejueshme për marrjen e vizës turistike.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se masat do të synojnë persona dhe rrjete që organizojnë në mënyrë komerciale udhëtime të tilla.

Këtu përfshihen, persona që organizojnë këto udhëtime kundrejt pagesës; ndërmjetës që ndihmojnë aplikantët për viza dhe dyshohen se i mësojnë si të japin informacione të rreme gjatë aplikimit dhe ofrues të huaj të shërbimeve mjekësore që ndihmojnë në organizimin e udhëtimeve për të lindur në SHBA.

Rubio i akuzoi këto rrjete se u kërkojnë klientëve dhjetëra mijëra dollarë, për të organizuar lindjen në SHBA, me synimin që fëmija të marrë shtetësinë amerikane.

Çfarë është “shtetësia nga lindja”?

Në SHBA, sipas Kushtetutës, fëmijët e lindur në territorin amerikan zakonisht marrin automatikisht shtetësinë amerikane në momentin e lindjes, me disa përjashtime të kufizuara.

Trump ka kërkuar që kjo e drejtë, të kufizohet për disa kategori fëmijësh. Çështja është bërë objekt i proceseve gjyqësore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.