⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,009 ▼ -0.21% ETH $2,244 ▲ +0.01% XRP $1.1681 ▼ -2.54% SOL $89.9400 ▼ -0.64%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

KIEV, 30 gusht /ATSH-DPA/- Numri i viktimave nga shpërthimet e shkaktuara nga një sulm rus ndaj një depoje municionesh pranë Kievit ka shkuar në 38, njoftoi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në fshatin Myla, rreth 5 kilometra në perëndim të Kievit, katër persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë kërkimet dhe pastrimin e zonës.

Sipas Zelensky, 20 persona, mes tyre dy fëmijë, janë plagosur.

Një ditë më parë autoritetet raportuan 37 viktima dhe më shumë se 40 të plagosur.

Sulmi ndodhi të premten në mbrëmje në një depo ku ruheshin predha dhe mina.

Shpërthimet shkaktuan zjarre dhe dëme në ndërtesat përreth, përfshirë një shtëpi kujdesi për të moshuar, ku humbën jetën shumica e viktimave.

Ekspertët e eksplozivëve po punojnë për të gjetur dhe neutralizuar municionet e shpërndara në një zonë të gjerë.

Autoritetet ukrainase kanë zbuluar gjithashtu se depoja ndodhej në një zonë banimi, në kundërshtim me rregulloret e vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se objekti ruante komponentë për dronë.

Zelensky tha se gjatë javës së fundit Rusia ka lëshuar ndaj Ukrainës rreth 2 mijë dronë sulmues, më shumë se 1 600 bomba dhe 31 raketa, përfshirë raketa balistike të prodhuara në Korenë e Veriut.

Ndërkohë, ushtria ruse tha se po përgatitet për sulme në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i paraqitur ato si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ukrainase ndaj rafinerive të naftës, depove të karburantit dhe objektivave civile. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.