☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,810 ▲ +0.94% ETH $2,344 ▲ +1.47% XRP $1.3198 ▲ +2.12% SOL $101.0300 ▲ +0.47%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja, pas diskutimeve në javën e kaluar në raportimin e kreut të SPAK.

I pyetur për kërkesën e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që lidhen me zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk e mbështet këtë nismë dhe e lidhi qëndrimin e tij me akuza të forta ndaj Manjës.

“Ulsiu është peng i dosjes, e cila në regjistrime nxjerr se Ulsiu nga ‘çunat e Londrës’ ka marrë 600 mijë euro. Dhe përveç kësaj ka kërkuar një çantë Louis Vuitton. Ulsiu është një skllav i dosjeve të tij,” u shpreh Berisha, duke pretenduar se ndaj tij ekzistojnë çështje të hapura penale.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, Manja “do të përballej me 8 deri në 12 vite burg” nëse do të hetohej, duke theksuar se këto janë “pretendime që qarkullojnë në media” dhe jo dokumente të verifikuara.

Në një tjetër pjesë të deklaratës, Berisha u pyet edhe për urimin ndaj kryeministrit Edi Rama me rastin e 60-vjetorit të tij. Ai shmangu një mesazh personal, duke u shprehur se “urimin më të mirë ia bëri protesta rinore e 4 korrikut”.

“Unë bashkoj zërin tim me atë të protestës për urimin që i bënë,” tha Berisha, duke iu referuar një proteste të zhvilluar ditët e fundit në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.