☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.96 ▼0.8%
ARI 4,066 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,334 ▲ +0.54% ETH $2,363 ▲ +0.51% XRP $1.3283 ▲ +0.26% SOL $102.6300 ▲ +1.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.96 ▼0.8 % ARI 4,066 ▲0.36 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.96 ▼0.8 % ARI 4,066 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

Vadeful: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE, tashmë i arritshëm; BE-ja duhet ta mbajë fjalën

Ministri i Jashtëm gjerman, Johan Vadeful, deklaroi se anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian është tashmë "i arritshëm" dhe i bëri thirrje Unionit ta mbajë premtimin ndaj vendeve që përparojnë me reformat.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johan Vadeful, ka deklaruar se anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian është tashmë “i arritshëm”, pas viteve të reformave dhe përparimit të arritur, siç njofton portali malazez Vijesti duke cituar agjencinë MINA.

Në një postim në Instagram, Vadeful tregoi një monedhë 1-eurosh dhe vuri në dukje se disa shtete mungojnë ende në të — diçka që, sipas tij, tani do të ndryshojë me Malin e Zi.

Ai kujtoi se BE-ja u ka premtuar prej më shumë se 20 vitesh gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor — Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë — se “e ardhmja juaj është në BE”, dhe se një brez i tërë është rritur me këtë premitm.

Sipas tij, për njërin nga këto vende anëtarësimi është tani i arritshëm: Mali i Zi ka perspektiva të mira të bëhet së shpejti anëtari i 28-të i Unionit. Pas tij qëndrojnë vite reformash — një rrugë e gjatë që kërkoi guxim, këmbëngulje dhe vendosmëri; vendi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt e negociatave, duke u bërë qartazi prijës mes gjashtë vendeve kandidate.

“Kush përparon me reformat, duhet të përparojë edhe në procesin e anëtarësimit. BE-ja duhet ta mbajë fjalën. Sepse përmes zgjerimit forcojmë sigurinë tonë të përbashkët dhe të ardhmen e Evropës”, citohet të ketë thënë Vadeful, duke shtuar se Gjermania qëndron përkrah Malit të Zi “që premtimi të bëhet më në fund realitet i përbashkët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.