☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.01 ▼0.35%
ARI 4,276 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,348 ▼ -2.34% ETH $1,745 ▼ -2.98% XRP $1.1899 ▼ -2.75% SOL $72.0900 ▼ -2.69%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.01 ▼0.35 % ARI 4,276 ▼1.79 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.01 ▼0.35 % ARI 4,276 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta në bulevard është një akt politik ndërsa mazhoranca deri tani nuk ka reaguar përveç qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se një qëndrim i përkundërt i mazhorancës ishte largimi i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i PS-së.

“Në fakt në vetvete protesta është një akt politik. Për momentin e vetmja përgjigje politike që ka ardhur nga kampi i mazhorancës, konkrete, duke përjashtuar këtu qëndrimet e kryeministrit apo të shumë pak deputetëve apo njerëzve të njohur në Partinë Socialiste nuk ka pasur një akt tjetër përveç dorëheqjes së një deputeteje të Partisë Socialiste”, tha Vangjeli.

Për aktin e Koçekut i kërkoi përgjigje nga sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

“Një vit pas marrjes së mandatit u largua duke u distancuar nga partia dhe unë do të isha shumë i interesuar që përveç pak zërave që janë që ende nuk kanë formuluar një qëndrim zyrtar të pyes qëndrimin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, për Marjana Koçeku e quajtur neomalësorja”, tha Vangjeli.

Nga ana e tij, z. Klosi u përgjigj se “ka një qëndrim publik me ne, me publikun që ajo jep dorëheqjen. Tani, Marjanën e njoh, në fushën e fundit elektorale, ka pasur shumë prurje, një pjesë e madhe të grupit të PS-së është për herë të parë në Kuvend dhe po ta gjykosh nga pikëpamja e karakteristika përfaqëson një zonë që ne realisht kemi nevojë për të marrë atë votë. Në parlament ka djem dhe vajza në Parlament që flasin në Parlament dhe i jap tonin Parlamentin. Kjo hapje me të rinj ka edhe pasoja.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.