🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,873 ▲ +0.57% ETH $2,242 ▲ +0.86% XRP $1.1615 ▼ -1.92% SOL $89.6700 ▼ -1.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

VARSHAVË – Polonia hap qendër të re logjistike ushtarake për të forcuar krahun lindor të NATO-s

VARSHAVË, 8 shtator )ATSH -AA/- Polonia ka hapur një qendër të re të mbrojtjes, të ndërtuar me ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar, për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit dhe krahun lindor të NATO-s.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se qendra e riparimit dhe logjistikës në Czosnow, në Poloninë qendrore, do të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit duke shfrytëzuar ekspertizën britanike.

Hapja e objektit të ri të mbrojtjes u realizua sot, me pjesëmarrjen e ministrit britanik për Gatishmërinë dhe Industrinë e Mbrojtjes, Luke Pollard dhe zv/ministrit polak të Mbrojtjes, Pawel Zalewski, si pjesë e “angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s përballë agresionit në rritje të Rusisë”.

“Personeli britanik do të punojë së bashku me homologët polak në këtë qendër për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë”, thuhet në deklaratë.

Qendra do të mundësojë mirëmbajtje, mbështetje dhe trajnim më të shpejtë dhe më të drejtpërdrejtë për programin PILICA+ të Polonisë, një nismë me vlerë disa miliardë dollarë që synon ndërtimin e një rrjeti të integruar të mbrojtjes ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, në partneritet me Mbretërinë e Bashkuar.

“Mbrojtje më e fuqishme ajrore e Polonisë nënkupton mbrojtje më të fuqishme ajrore të NATO-s dhe kjo punë po zhvillohet duke mbështetur njëkohësisht edhe vendet e punës në të dyja vendet”, tha Pollard.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.