☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,652 ▼ -1.4% ETH $2,366 ▼ -1.65% XRP $1.2793 ▼ -3.44% SOL $101.6700 ▼ -2.68%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vdekja e 26 vjeçarit në një punëtori në Prizren, një muaj paraburgim për të pandehurin

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin A.G., , e cila mund të zgjasë deri më datën 22.07.2026, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: “Me datë 22 qershor, rreth orës 08:15 minuta, në lagjen Arbanë, në Prizren, në objektin banesor, i pandehuri A.G., si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nga pakujdesia nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këtë rrezikon jetën e njerëzve, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri si shofer dhe përgjegjës i pompës së betonit, nuk e vendos në mënyrë të sigurt pompën e betonit, ku gjatë zbrazjes së betonit nga mikseri i betonit për një moment rrëshqet pompa e betonit, ku nga rrëshqitja shkëputet një gyp nga pompa dhe e godet viktimën V.M., në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.

Tutje thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake, në bazë të provave materiale të mbledhura deri në këtë fazë, duke gjetur si të bazuar dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale nga i pandehuri, vlerëson se me masën e paraburgimit do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurit dhe se do të mund të zhvillohen normalisht dhe pa pengesa procedura penale.

“Duke pasur parasysh se faza hetimore është në procesin fillestar, duhet të dëgjohen dëshmitarët e rastit, të merret në pyetje i pandehurit, dhe të merren edhe prova tjera materiale, gjithashtu duke vlerësuar edhe peshën e rëndë të pasojave që janë shkaktuar në vendin e punës, Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit tani për tani është mase adekuate dhe e domosdoshme. Gjykata po ashtu pret zhvillim të shpejtë dhe efikas të rastit nga Prokurori i Shtetit, me qëllim të zbardhjes së rastit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.