☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Vdekjet në vendet e punës, KMDLNj: 32 punëtorë humbën jetën vitin e kaluar – vazhdojnë të punojnë pa mbrojtje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas rasteve të fundit të humbjes së jetëve në vendet e punës, duke vlerësuar se kushtet e sigurisë për punëtorët në Kosovë mbeten alarmante.

Sipas KMDLNj-së, gjatë vitit të kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

“Vitin e kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë kryesisht në fushën e ndërtimtarisë”, thuhet në reagim.

Organizata rikujton se në vazhdimësi ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe shtimin e inspektimeve si masë parandaluese, ndërsa ka propozuar që mjetet e mbledhura nga gjobat të përdoren për familjet e viktimave dhe punëtorët që mbesin me invaliditet të përhershëm.

KMDLNj thekson se ka identifikuar një sërë faktorësh që ndikojnë në aksidentet fatale në vendin e punës.

“KMDLNj ka identifikuar mungesën e masave mbrojtëse, kushtet atmosferike, kualifikimin jo të duhur, shëndetin, moshën dhe mbikëqyrjen e pamjaftueshme institucionale si shkaktarët kryesorë të humbjes së jetëve të punëtorëve në vendin e tyre të punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, organizata vlerëson se shumë punëtorë nuk kanë kontrata pune, duke ua pamundësuar realizimin e të drejtave të tyre.

“Për fat të keq askush nuk ka nxjerrë mësime nga humbja e jetëve, të evitueshme, pa asnjë dyshim dhe, për pasojë edhe viti 2026 nuk ka ndryshuar në të mirë të sigurisë për punëtorët dhe jetën e tyre”, thekson KMDLNj.

Sipas reagimit, gjendja e rëndë ekonomike i detyron shumë qytetarë të pranojnë kushte të pasigurta pune.

“KMDLNj ka konstatuar se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike punëtorët pajtohen me çdo kusht që u ofrohet nga punëdhënësi prandaj kemi një numër aq të madh të jetëve të humbura”, thuhet në reagim.

KMDLNj kërkon rritjen e numrit të inspektorëve në terren ose angazhimin e një kompanie mbikëqyrëse me kapacitete profesionale, duke theksuar se përplasjet politike nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

“Luajtja ping-pong midis politikanëve duke i hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit aspak nuk ndihmon këtë çështje aq të ndjeshme. Përkundrazi, vetëm bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional mund të parandalojë humbjen e jetëve”, thuhet në reagim.

Në fund, KMDLNj thekson se e drejta për punë nuk mund të ketë kuptim pa garantimin e të drejtës për jetë.

“E drejta për punë është e drejtë elementare e njeriut mirëpo kjo e drejtë nuk ka asnjë vlerë nëse nuk garantohet e drejta për jetë mbi të cilën ngriten dhe ndërtohen të gjitha të drejtat tjera”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.