☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.12 ▲0.35%
ARI 4,009 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,700 ▼ -1.05% ETH $2,310 ▼ -1.07% XRP $1.2967 ▲ +0.52% SOL $99.7200 ▼ -1.77%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Veç Isa i trishtuar. Përse të gjitha partitë, veç LDK, votuan mocionin

Të gjithë e rrëzuan Mustafën. Gati për një fillim të ri, ishte mesazhi i kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili shpjegoi arsyet pse e shkarkuan.

“Qytetarët e Kosovës dhe unë personalisht e kemi humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe kjo është arsyeja përse po shkojmë drejt zgjedhjeve. Është koha për një fillim të ri”, tha Veseli.

Njëkohësisht kryetar i PDK dhe kandat potencial për kryeministër, Veseli, me turet e tij nëpër Kosovë duket se ishte përgatitur prej javësh për këtë moment.

Por megjithatë, pas një telefonate me zëvëndës ndihmës seketerin amerikan të Shtetit, Hoyt Jee, ai i kishte kërkuar Mustafës të procedonte demarkacionin me Malin e Zi, një lëvizje e qartë kjo se çfarë i kërkohej në këmbim të mosmbështetjes së mocionit të opozitës.

“PDK ka insistuar që demarkacioni të vijë në Kuvend për të dështuar, rrjedhimisht që të pengojë liberalizimin e vizave dhe rrjedhimisht duke dalë në kundërshtim me partnerët strategjikë”, deklaroi deputetja Vjosa Osmani.

Opozita e ka kthyer shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi në një lajtmotiv të rrëzimit të kësaj qeverie.

“U kam bërë me dije këtyre që janë në pushtet se nuk mund të na thyejnë për cështjen e territorit. Sot u vërtetua se nuk kanë mundur të na thyejnë. Sot thyen veten, por jo ne”, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ne ia dhamë një mundësi vendit të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha kryetari i Nsimës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca u shpreh: “Pa fjalimet e deputetëve të opozitës, vetë ajo që ata i thanë njëri-tjetrit sot mjafton për të konkluduar se çfarë qeverisjeje kemi pasur”.

Mustafa nuk shihte ditë të mira që kur u plotësua dhe hallka e fundit e marrëveshjes që e solli në pushtet, ajo e vitit 2014, që parashikonte edhe Thaçin president.

Mocioni i mosbesimit në një arenë politike kosovare që prej kohësh i ngjan një loje shahu e vuri Mustafën në pozicion shah-mat. Që nga koha që Thaçi u bë president kjo nuk ishte përpjekja e parë.

Nën presionin e asaj që opinioni e sheh si kundërpërgigje të qartë ndaj hijes së rëndë të gjykatës për krimet e pretenduara të luftës nga UÇK, presidenti Thaçi kërkoi shndërrimin e FSK në ushtri pa ndryshime kushtetuese, duke ia hedhur topin qeverisë, teksa  vetë bëri një hap prapa pas zemërimit ndërkombëtar.

Mes demarkacionit dhe ushtrisë së pamundur për momentin, me dinarikërinë e politikanit të vjetër, Mustafa u mundua të dredhojë, por hesapet dhe votat e tradhtuan të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.