☁️
Tiranë 27°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,629 ▼0.12%
DOW 51,603 ▼0.34%
NASDAQ 26,393 ▼0.1%
NAFTA 97.09 ▼0.14%
ARI 4,392 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,800 ▲ +5.46% ETH $2,583 ▲ +4.86% XRP $1.3811 ▲ +5.88% SOL $110.6700 ▲ +9.71%
S&P 500 7,629 ▼0.12 % DOW 51,603 ▼0.34 % NASDAQ 26,393 ▼0.1 % NAFTA 97.09 ▼0.14 % ARI 4,392 ▼0.18 % S&P 500 7,629 ▼0.12 % DOW 51,603 ▼0.34 % NASDAQ 26,393 ▼0.1 % NAFTA 97.09 ▼0.14 % ARI 4,392 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kronika

Veliaj: Unaza e Madhe dhe zgjerimi i Lanës do të bëhen, PS do e bëjë Shqipërinë me infrastrukturë moderne

Në 4 vitet e ardhshme Tirana do ketë Unazën e Madhe dhe projektin zgjerimit të lumit të Lanës së përfunduar. Kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur që projekti i nisur për zgjerimin e Unazës së Madhe dhe vijimin e tij dhe në pjesën veriore të Tiranës do të vazhdojë.

“Të jemi të qartë për një gjë: Unaza e Madhe do të bëhet dhe është e nevojshme për qytetin e Tiranës. Kjo do të thotë se do të bëhet edhe Unaza e Madhe tek Astiri, por do të bëhet edhe Unaza e Madhe në Shkozë, është jetike për Tiranën. Unaza do të bëhet, por edhe çdo njeri do të trajtohet nga ana sociale. Kush ka pronë, janë disa që e kanë realisht pronën, do marrin paret; kush ka nevojë, ne kemi ruajtur një kontingjent të banesave sociale që është po aty afër, do marrë një banesë sociale dhe mund të rrijë tërë jetën; kush do të marrë një kredi të butë, do t’i japim një kredi të butë. Partia Socialiste do t’i lërë Shqipërisë infrastrukturën më moderne që ka parë ndonjëherë”, tha Veliaj.

Një tjetër projekt madhor i prezantuar nga Veliaj për katër vitet e ardhshme është edhe ai i zgjerimit të lumit të Lanës. “Ne do vazhdojmë me zgjerimin e Lanës. Ka dy akse Tirana, Bulevardi që po e mbarojmë dhe njësia 8 dhe 9 ka dalë komplet në dritë, por ka dhe një aks tjetër që është Lana. Si Unaza që do bëhet, edhe Lana do zgjatet nga Kashari, deri në Shkozë. Ne do vazhdojmë deri lart në Lanabregas e poshtë deri në Kashar”, deklaroi Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.