⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,671 ▼1.11%
DOW 52,829 ▼0.05%
NASDAQ 26,154 ▼2.05%
NAFTA 98.35 ▲1.24%
ARI 4,066 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,705 ▼ -3.34% ETH $2,400 ▼ -4.46% XRP $1.3223 ▼ -4.31% SOL $104.7100 ▼ -3.51%
S&P 500 7,671 ▼1.11 % DOW 52,829 ▼0.05 % NASDAQ 26,154 ▼2.05 % NAFTA 98.35 ▲1.24 % ARI 4,066 ▼2.02 % S&P 500 7,671 ▼1.11 % DOW 52,829 ▼0.05 % NASDAQ 26,154 ▼2.05 % NAFTA 98.35 ▲1.24 % ARI 4,066 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

Velipojë, pësuan avari në mjetin lundrues në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona

Policia kufitare në Velipojë i ka ardhur në ndihmë tre personave që po rrezikonin të mbyteshin.

Mjeti lundrues kishte pësuar defekt dhe nuk mund të vijonte lundrimin.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar avari në det, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur drejt vendndodhjes së tij. Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se mjeti lundrues drejtohej nga shtetasi I. H., i cili nuk mund të vijonte lundrimin për shkak të një defekti teknik. Në bord ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë”, bën me dije policia.

Mjeti u rimorkua në breg nga policia ndërsa tre personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për garantimin e sigurisë së personave që ndodheshin në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg. Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët e Policisë Kufitare dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë, pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas përfundimit të operacionit të ndihmës, mjeti lundrues u nxor në breg. Nga verifikimet e kryera rezultoi se dokumentacioni i mjetit lundrues ishte i rregullt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.