🌧️
Tiranë 15°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.56 ▲1.05%
ARI 3,597 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,878 ▲ +4.73% ETH $1,704 ▲ +4.31% XRP $0.9519 ▲ +6.35% SOL $71.1900 ▲ +6.38%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.56 ▲1.05 % ARI 3,597 ▲0.91 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.56 ▲1.05 % ARI 3,597 ▲0.91 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Politika

“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla thotë se siguria ushqimore, që përbën edhe ndër kapitujt më të vështirë të negociatave me BE, ka një vëmendje të shtuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ACB News, Salla u shpreh se Shqipëria po bën detyrat e shtëpisë. Sipas ministrit, do të ketë investime në bujqësi.

Lidhur me skemën e fermerëve, ministri Salla deklaroi se kjo skemë i është përshtatur direktivave të BE dhe do të vijojë në vitin 2027.

“Ne kemi 3 kapituj, 12 është siguria ushqimore, po bëjmë kategorizimin e bizneseve, çfarë duhet të bëjmë për të shkuar në BE. Kjo është punë që po bëhet me trupën lituaneze të BE. Po bëjmë detyrat e shtëpisë, lidhur edhe me kapitujt e tjerë, si e peshkimit, kapitulli 13. Janë investimet në bujqësi, kemi 70 objekte në 2026, do vazhdojmë në 2027. Edhe bordet e kullimit, kanë investime në rritje. Do vijojmë në 2027. Skema kombëtare është një nga çështjet më të rëndësishme. Skema i është përshtatur direktivave të BE. Përsëri do kemi konsultim. Ne do mbulojmë sektorin që ka shqetësime. 6 mujorin e parë të vitit, 12.5 milionë euro kanë shkuar në llogari të fermerëve.

Nuk kemi vetëm 5.3 miliardë lekë apo 50 milionë euro, por 83 milionë euro. Një formë, skemë paralele e të themi. Skema e 10 përqindshit po rritet. Kemi skemën e 10 përqind të çdo fature që ata sjellin te ne. Fermerët në fillim nuk kanë qenë skeptikë. Ne duhet të bëjmë formalizim të tregut. Ne në këmbim japim 10 përqind të çdo fature. Ne kemi zgjedhur dy herë në vit, për t;u lidhur edhe më shumë me fermerin”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.