🌧️
Tiranë 15°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.56 ▲1.05%
ARI 3,597 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,878 ▲ +4.73% ETH $1,704 ▲ +4.31% XRP $0.9519 ▲ +6.35% SOL $71.1900 ▲ +6.38%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.56 ▲1.05 % ARI 3,597 ▲0.91 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.56 ▲1.05 % ARI 3,597 ▲0.91 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
roze

Pas vitesh konfliktesh, Britney Spears bën paqe me familjen

Pas vitesh konfliktesh, Britney Spears bën paqe me familjen

Pas vitesh tensionesh, përplasjesh publike dhe marrëdhëniesh të trazuara, Britney Spears duket se po bën një hap drejt pajtimit me familjen e saj.

Ajo ka udhëtuar drejt Luizianës për të kaluar festën e Ditës së Falënderimeve së bashku me familjarët, vetëm pak ditë pasi publikoi një mesazh të papritur kërkim faljeje në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, këngëtarja 44-vjeçare ndodhet në Kentwood, qytetin e saj të lindjes, ku po kalon festat me dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, motrën Jamie Lynn Spears, si dhe anëtarë të tjerë të familjes. Në këtë takim raportohet se kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e saj, Jamie dhe Lynne Spears.

Një burim pranë këngëtares ka bërë të ditur për Page Six se deri më tani të gjithë kanë kaluar momente të këndshme së bashku, duke lënë të kuptohet se atmosfera mes tyre është më e qetë se më parë.

Ribashkimi vjen vetëm pak ditë pasi Britney publikoi në Instagram një mesazh emocional, të cilin më vonë e fshiu. Në të, ajo shprehte mallin për familjen dhe kërkonte falje për rikthimin e vazhdueshëm të konflikteve të së kaluarës.

“Jam shumë e bekuar që kam një familje kaq të bukur. Më vjen shumë keq që riktheva çështjet e së kaluarës”, shkruante këngëtarja.

Ajo pranoi gjithashtu se kokëfortësia e saj mund të kishte qenë fëminore dhe e turpshme, duke shtuar se ndiente nevojën të mbronte zemrën e saj. Në fund të mesazhit, Britney theksonte se i mungonte jashtëzakonisht shumë familja dhe se dëshironte të kërkonte falje.

Marrëdhënia e Britney Spears me familjen ka qenë prej vitesh një nga temat më të diskutuara në mediat rozë. Këngëtarja ka shprehur publikisht pakënaqësitë e saj ndaj prindërve dhe motrës më të vogël, Jamie Lynn Spears.

Vetëm pak javë më parë, ajo kritikoi publikisht motrën e saj, duke e akuzuar se nuk e kishte lejuar të kalonte kohë me mbesën gjatë vizitave të saj në Luiziana, në periudhën e pandemisë.

Ndërkohë, një tjetër plagë e hapur në marrëdhëniet familjare mbetet kujdestaria ligjore 13-vjeçare, nën të cilën Britney u vendos në vitin 2008. Kjo masë, e cila i jepte babait të saj kontroll të gjerë mbi financat dhe vendimet personale të këngëtares, përfundoi në nëntor të vitit 2021.

Britney ka folur vazhdimisht për pasojat emocionale të asaj periudhe, duke shprehur edhe në librin e saj autobiografik “The Woman in Me” zhgënjimin dhe dhimbjen që përjetoi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.