☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,775 ▲0.13%
DOW 51,910 ▼0.27%
NASDAQ 27,267 ▲0.53%
NAFTA 90.64 ▼1.87%
ARI 4,367 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,128 ▲ +0.89% ETH $2,746 ▲ +0.74% XRP $1.5627 ▲ +5.32% SOL $117.2600 ▼ -0.75%
S&P 500 7,775 ▲0.13 % DOW 51,910 ▼0.27 % NASDAQ 27,267 ▲0.53 % NAFTA 90.64 ▼1.87 % ARI 4,367 ▼0.38 % S&P 500 7,775 ▲0.13 % DOW 51,910 ▼0.27 % NASDAQ 27,267 ▲0.53 % NAFTA 90.64 ▼1.87 % ARI 4,367 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Vetëm 35% e grave në Kosovë janë pjesë e fuqisë punëtore

Puna e grave në zonat rurale të Kosovës vazhdon të mbetet kryesisht informale dhe e papaguar, ndërsa mungesa e qasjes në tokë, financa, kujdes dhe tregje po shihet si një nga pengesat kryesore për fuqizimin e tyre ekonomik.

Vetëm 35 për qind e grave në moshë pune në Kosovë janë pjesë e fuqisë punëtore, ndërsa 65 për qind janë ekonomikisht joaktive.

Këto të dhëna u prezantuan të martën në tryezën e rrumbullakët me temën “Opsionet e politikave për forcimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes angazhimit të grave”, organizuar nga Instituti Riinvest, në cilësinë e sekretariatit të Forumit Ekonomik të Grave.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se përfshirja e grave në tregun e punës vazhdon të jetë sfidë, pavarësisht zhvillimit ekonomik.

“Vetëm 35% e grave në moshë pune sot janë pjesë e fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2024, shkalla e joaktivitetit ekonomik të grave ishte 65%. Kjo duhet të jetë alarmante për potencialin e pashfrytëzuar të formalizimit të punës së grave”, tha Kusari-Lila.

Ajo theksoi se një pjesë e konsiderueshme e grave janë të përfshira në prodhim, përpunim dhe biznese të lidhura me bujqësinë.

Sipas saj, përmes skemave të granteve në vitet e fundit janë mbështetur 176 biznese në pronësi ose bashkëpronësi të grave. Prej tyre, 55 kanë përfituar për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, 60 për certifikimin e produkteve dhe 69 për digjitalizim.

Kusari-Lila tha se, përveç mbështetjes financiare, gratë kanë nevojë edhe për udhëzime konkrete për formalizimin e bizneseve dhe orientimin në sistemin institucional.

Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa, tha se puna e grave në zonat rurale shpesh nuk njihet si punë ekonomike.

“Një pjesë e konsiderueshme e punës së grave në zonat rurale mbetet e padukshme, informale dhe e papaguar. Kontributi i tyre në ekonominë familjare dhe prodhimin bujqësor shpesh trajtohet si ndihmë familjare dhe jo si punë ekonomike që duhet të njihet dhe mbrohet”, tha Mustafa.

Sipas saj, mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit ua kufizon grave mundësitë për aftësim, zhvillim të biznesit dhe pjesëmarrje në vendimmarrje.

Mustafa veçoi edhe qasjen në tokë, financa dhe skema mbështetëse si pengesa serioze për gratë që merren me bujqësi dhe ndërmarrësi.

“Politikat publike duhet të krijojnë mekanizma korrigjues dhe masa afirmative që u mundësojnë grave qasje të barabartë në tokë dhe në asetet publike”, tha ajo.

Në tryezë foli edhe Menaxheri i Portofolios për Arsim në Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), Adnan Ahmeti, i cili tha se mbështetja për gratë duhet të shkojë përtej financimit individual.

“Gratë duhet të përfshihen më mirë në politikat bujqësore dhe programet e mbështetjes. Puna e tyre duhet të kalojë nga informaliteti drejt punësimit të dinjitetshëm dhe pavarësisë ekonomike”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se gratë duhet të kenë qasje të drejtpërdrejtë në financim, shërbime këshilluese, tregje dhe vendimmarrje.

Drejtoresha e zyrës së Caritasit Zviceran në Kosovë, Astrid Wein, tha se transporti dhe shërbimet e kujdesit duhet të shihen si pjesë e infrastrukturës ekonomike.

“Pa transport të besueshëm rural dhe pa shërbime të qasshme të kujdesit, gratë nuk mund të kenë qasje të vazhdueshme në trajnime, shërbime këshilluese dhe tregje”, tha Wein.

Ajo përmendi programin AREA, të financuar nga Zvicra, si një shembull ku, sipas saj, janë arritur rezultate konkrete në fuqizimin ekonomik të grave. Wein veçoi edhe skemat komunale të subvencionimit në bujqësi si instrument të rëndësishëm për mbështetjen e grave.

Tryeza u fokusua në politikat dhe mekanizmat që mund të rrisin përfshirjen e grave në bujqësi, ndërmarrësi dhe zhvillimin rural, me theks në qasjen në tokë, financa, tregje, shërbime dhe vendimmarrje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.