☁️
Tiranë 19°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,810 ▼0.02%
DOW 51,871 ▲0.42%
NASDAQ 27,290 ▼0.28%
NAFTA 93.70 ▲2.01%
ARI 4,187 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,860 ▼ -1.2% ETH $2,532 ▼ -0.5% XRP $1.3779 ▼ -2.95% SOL $108.9000 ▼ -2.64%
S&P 500 7,810 ▼0.02 % DOW 51,871 ▲0.42 % NASDAQ 27,290 ▼0.28 % NAFTA 93.70 ▲2.01 % ARI 4,187 ▼0.71 % S&P 500 7,810 ▼0.02 % DOW 51,871 ▲0.42 % NASDAQ 27,290 ▼0.28 % NAFTA 93.70 ▲2.01 % ARI 4,187 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!

Vetëm dy muaj pas emërimit, Migen Duka largohet nga drejtimi i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

Në vend të tij emërohet Albi Lika, duke shënuar një tjetër ndryshim në krye të SHRUKD-së brenda pak muajsh. Për largimin e Dukës, SHRUKD nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar.

Administratori i ri u prezantua këtë të hënë para stafit të ndërmarrjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Fludian Çuka. Albi Lika vjen nga sektori privat. Si inxhinier elektrik, ai ka punuar dhe në Autoritetin Portual Durrës.

Prej tetorit 2017 ka qenë administrator dhe bashkëthemelues i kompanisë “Electrical & IT Solution”, e cila ushtron aktivitet në fushën e punimeve civile dhe elektrike.

Administratori i larguar Duka nga Elbasani, inxhinier i ri hidroteknik dhe biznesmen, ishte emëruar në gusht, duke zëvendësuar Olsen Kavallin.

Deri tani, SHRUKD nuk ka dhënë asnjë shpjegim për largimin e tij pas një periudhe kaq të shkurtër në detyrë. Ky është ndryshimi i dytë në drejtimin e SHRUKD-së brenda pak muajsh, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e këtij rotacioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.