☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,364 ▲0.29%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.69 ▼1.53%
ARI 4,027 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,948 ▼ -0.77% ETH $2,317 ▼ -1.42% XRP $1.2924 ▼ -0.55% SOL $100.4100 ▼ -1.32%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,364 ▲0.29 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.69 ▼1.53 % ARI 4,027 ▲0.47 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,364 ▲0.29 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.69 ▼1.53 % ARI 4,027 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vetëm francezët të interesuar të investojnë në Brezovicë – serbët tërhiqen

brezovice-300x164Kompania serbe “MK Group” nuk ka shprehur interesim për të investuar në Brezovicë. Nga katër kompani të para-kualifikuara, vetëm një konsorcium ka bërë ofertë konkrete për investim në Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës.
Deri në ora 14:00, kur ka qenë afati i fundit për dorëzimin e ofertave/propozimeve, këtë e ka bërë vetëm konsorciumi francezo-andoro-kosovar dhe përbëhet nga kompanitë “PGI Management & MDP Consulting” dhe një partner lokal, raporton Koha.net.
Kompania serbe, “MK Group”, pronë e magnatit serb, Miodrag Kostiq, është tërhequr nga gara dhe nuk ka dorëzuar fare ofertë në MTI për këtë projekt, transmeton koha.net.
Për vazhdimin e këtij projekti pritet të vendosë Komisioni Ndërministror i këtij projekti pasi tashmë është vetëm një ofertë dhe ka mungesë të konkurrencës.
Ligji i Prokurimit Publik lejon që të procedohet me vetëm një ofertë, nëse për këtë vendos Autoriteti Kontraktues.
Vlerësohet se investimet e domosdoshme për të bërë Brezovicën ski-qendër me standarde evropiane janë rreth 300 milionë euro. Ato mund të jenë më të larta apo edhe më të ulëta, pasi ndryshon nga plani që paraqesin kompanitë në garë.
Me realizimin e projektin Zhvillimor Turistik të Brezovicës (PZHTB) do të punësohen rreth 4 mijë persona. Ky numër i të punësuarve përfshin edhe kompanitë lokale që mund të kryejnë shërbime të ndryshme në këtë ski-qendër

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.