🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.38 ▼1.78%
ARI 4,049 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,418 ▲ +1.09% ETH $2,321 ▲ +1.17% XRP $1.2830 ▲ +0.12% SOL $92.9500 ▼ -0.27%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.38 ▼1.78 % ARI 4,049 ▲2.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.38 ▼1.78 % ARI 4,049 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Vetëm opozita në komisionin e medias e arsimit, Gjekmarkaj: Do jemi këtu për betejë të përditshme

Dështon mbledhja e komisionit parlamentar të mediave. Kryetari i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, tha se opozita u paraqit në sallën e komisionit, ndërsa maxhoranca jo, pasi nuk e do përballjen.

Ai tha se jemi përpara një situate absurde dhe se Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me situatën.

“Opozita u paraqit në sallën e komisionit të edukimit dhe medias, në përputhje me kusht dhe ligjet e vendit. U paraqit për të respektuar parlamentarizmin dhe lirinë e fjalës. Gjendemi përpara një situate absurde. Maxhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do përballjen me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çështjen e arsimit në Shqipëri, për shkollat që mbyllen, për 2 orë mësim në ditë në shkollat shqiptare. Kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, i konvenon të shmangë çdo debat. Opozita nuk lutet, nuk është e vogël, përfaqëson shumicën e qytetarëve shqiptarë. Do jemi këtu për betejë të përditshme, betejë me regjimin. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë. Komisioni nuk u konstitua, por opozita u paraqit që të fillonte normalisht. Pjesëtarët e maxhorancës nuk erdhën sepse kanë urdhër. i bëj thirrje Nikollës të mos bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës. Të ndjekë shembullin e Pjetër Arbnorit, të Servet Pëllumbit”, deklaroi Gjekmarkaj.

Nderkohe, Partia Demokratike ka kërkuar sot pjesëmarrje fizike në disa Komisionet Parlamentare. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e PD-së, ku njofton se sot mblidhen disa komisione parlamentare dhe PD kërkon pjesëmarrje fizike. “Deputetet e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në komisione dhe, ne  zbatim të nenit 5 të rregullores, do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.