🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.34 ▲1.41%
ARI 4,398 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,492 ▼ -0.76% ETH $2,484 ▼ -0.11% XRP $1.4190 ▲ +2.06% SOL $103.2500 ▼ -0.42%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.34 ▲1.41 % ARI 4,398 ▼0.91 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.34 ▲1.41 % ARI 4,398 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
09 Sep 2026
Breaking
Politika

VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbrojtur investimet në Zvërnec dhe në Aeroportin e Vlorës, duke hedhur poshtë pretendimet për dëmtim mjedisor.

Balla theksoi se debati rreth aeroportit nuk lidhet me ekologjinë, por me konkurrencën, duke kujtuar se në atë zonë ka pasur një infrastrukturë të ngjashme që në kohën e italianëve.

Ai bëri me dije se 21.7% e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur dhe siguroi se projektet e reja synojnë zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm që krijon vende pune, pa cenuar mjedisin.

Sipas tij, për investimin e përfolur ende nuk ka një leje të dhënë dhe çdo hap do t’i nënshtrohet një vlerësimi rigoroz të ndikimit në mjedis dhe transparencës me komunitetin. Balla ftoi eurodeputetët për një mision faktmbledhës në terren dhe e cilësoi kritikën e ngritur si pjesë të një fushate dezinformimi.

“Neve na nevojitet një aeroport në jug. Shpresojmë që vitin që vjen të kemi mundësi të fluturojmë nga Vlora në Strasburg. Do ju ftoja të vinit të realizonit një mision faktmbledhës të gjithë bashkë, jo për të marrë like, por për të parë si është situata në terren. Në vitin 2014 ne prezantuam moratoriumin e gjuetisë për të ruajtur jetët e flamengove. 21.7% e gjithë territorit të vendit tonë është zonë e mbrojtur. Kemi 12 parqe kombëtare kategoria 2, kemi 11 peizazhe të mbrojtura. Sipërfaqja e tokës të cilën ju përmendët, është tokë private. Ajo çfarë u tha nuk ishte e saktë. Nuk ka leje të dhënë ende.

Ndikimi mjedisor do të vlerësojë ndikimet e mundshme në habitat dhe burimet ujore. Do ketë transparencë me komunitetin lokal. Qëllimi ynë është të promovojmë turizmin e qëndrueshëm, që hap vende pune. Sepse kemi nevojë për më shumë vende pune. Jemi të bindur që të thithim investime dhe do të garantojmë dhe mbrojmë të gjitha aspektet mjedisore. Lufta më e madhe për demokracinë është luftë kundër dezinformimit dhe është një luftë që duhet ta realizojmë të gjithë bashkë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.