VIDEO/ “Faleminderit shtetit, ishte si fundi i botës”- Zjarri në Krujë, Rama ndan rrëfimet e banorëve: Natë e tmerrshm
Banorët e zonës së Krujës kanë folur për situatën e krijuar nga zjarri i rënë në malin e Krujës, duke vlerësuar angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e flakëve.
Në një situatë të vështirë, ku zjarri rrezikoi banesa dhe detyroi disa banorë të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre, në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse, policia dhe ushtria.

Banorët kanë dëshmuar se strukturat shtetërore ishin të pranishme dhe në gatishmëri gjatë gjithë situatës, duke kontribuar në përballimin e zjarrit dhe shmangien e një bilanci më të rëndë.
“Kaluam natë të tmerrshme si qytet. Falenderojmë shtetin, Policinë, Zjarrfikësit, ushtrinë, bënë një punë heroike dhe na shpëtuan. Jam pa fjalë, janë heronj”, shprehen banorët.
“Po të mos ishte për shtetin do ishim djegur, erdhi zjarri afër shtëpisë. Fal Zotit dhe shtetit shpëtuam. Ishte si fundi i botës, por shteti në këmbë dhe shpëtuam”, rrëfejnë të tjerët.

Edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social ditën e sotme (9 gusht), e vlerësoi angazhimin e forcave në terren, duke deklaruar se zjarri përfundoi me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe pa banorë të dëmtuar.
“Shteti përballë zjarreve me zërin e njerëzve”, shkruan Rama, krahas videos së publikuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.