🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,324 ▼1.1%
DOW 50,578 ▼0.41%
NASDAQ 25,410 ▼2%
NAFTA 88.09 ▼3.52%
ARI 4,285 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,822 ▼ -2.68% ETH $1,648 ▼ -2.11% XRP $1.1413 ▼ -1.87% SOL $65.0200 ▼ -2.81%
S&P 500 7,324 ▼1.1 % DOW 50,578 ▼0.41 % NASDAQ 25,410 ▼2 % NAFTA 88.09 ▼3.52 % ARI 4,285 ▼1.79 % S&P 500 7,324 ▼1.1 % DOW 50,578 ▼0.41 % NASDAQ 25,410 ▼2 % NAFTA 88.09 ▼3.52 % ARI 4,285 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
roze

Videoklipi që po bën bujë: Kanye West ndez reagime me projektin e ri muzikor

Kanye West ka publikuar ditën e djeshme, më 8 qershor, një videoklip të pazakontë dhe kontrovers për këngën e tij të re Gemini Season, në një kohë kur ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, po tërheq vëmendjen e mediave për romancën me Lewis Hamilton. Klipi është realizuar nën regjinë e bashkëshortes së tij aktuale, Bianca Censori dhe ka habitur fansat.

Në videon e shkurtër, një grua e veshur me korse të bardhë dhe të brendshme pozon para kamerës përpara se të fillojë të mjelë një lopë. Më pas në skenë shfaqet Kanye, i veshur me kostum të bardhë, i cili merr qumështin dhe ia hedh gruas, ndërsa një pjesë e tij rrjedh mbi fytyrën dhe trupin e saj.

Reagimet e publikut kanë qenë të përziera. Disa fansa e kanë vlerësuar projektin si një tjetër shembull të kreativitetit të artistit, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar videon si të pakuptimtë dhe të tepruar.

Askush nuk e di çfarë do të thotë, por është provokuese”, shkroi një komentues. Ndërsa të tjerë kritikuan mënyrën se si videoja seksualizon një skenë të zakonshme si mjelja e një lope.

Kjo nuk është hera e parë që Kanye West tërheq vëmendjen me veprime kontroverse. Ai ka qenë shpesh në qendër të polemikave për paraqitjet publike dhe projektet artistike që sfidojnë normat.

Publikimi i videoklipit vjen në një moment kur ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, po shijon një kapitull të ri në jetën sentimentale. Sipas raportimeve, ylli i reality show-ve ka bërë publike lidhjen me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Kim dhe Kanye ishin të martuar nga viti 2014 deri në vitin 2022 dhe janë prindër të katër fëmijëve. Pas divorcit, Kanye u martua me Bianca Censori, ndërsa Kim ka pasur disa lidhje të përfolura, përfshirë atë me Pete Davidson, përpara se të lidhej me Hamilton.

Sipas mediave rozë, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton u përfolën për herë të parë si çift në muajin shkurt, pasi kaluan një fundjavë romantike së bashku në zonën piktoreske të Cotswolds, në Angli.

Kujtojmë se Kanye West do të performojë edhe në Tiranë më 11 korrik, në një koncert që pritet të mbledhë mijëra fansa nga Shqipëria dhe rajoni. Eventi është ndër ngjarjet muzikore më të komentuara të verës dhe do t’u japë adhuruesve mundësinë të shohin nga afër një prej emrave më të njohur dhe më të diskutuar të muzikës globale.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.