🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,725 ▼0.25%
DOW 52,369 ▲0.37%
NASDAQ 26,434 ▼1.04%
NAFTA 95.80 ▼0.73%
ARI 4,204 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,820 ▼ -0.55% ETH $2,452 ▲ +1.2% XRP $1.3190 ▼ -1.24% SOL $105.0500 ▼ -0.53%
S&P 500 7,725 ▼0.25 % DOW 52,369 ▲0.37 % NASDAQ 26,434 ▼1.04 % NAFTA 95.80 ▼0.73 % ARI 4,204 ▲0.81 % S&P 500 7,725 ▼0.25 % DOW 52,369 ▲0.37 % NASDAQ 26,434 ▼1.04 % NAFTA 95.80 ▼0.73 % ARI 4,204 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Lituania zgjat praninë ushtarake në kufirin me Kaliningradin

VILNIUS, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Lituania do të zgjasë deri në mesin e nëntorit masat e shtuara të sigurisë ushtarake në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit, në Detin Baltik, si masë paraprake, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Robertas Kaunas.

“Një nga arsyet e këtij vendimi është mundësia e një fluksi refugjatësh nga rajoni i Kaliningradit dhe rreziku që kjo mund të sjellë për kalime të paligjshme të kufirit”, tha ai.

Vendimi lidhet me raportimet për një mobilizim të mundshëm në Rusi pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Këto raportime kanë ngritur shqetësime se shtetasit rusë të moshës për rekrutim ushtarak, që jetojnë në Kaliningrad, mund të largohen nga vendi në rast të një mobilizimi të tillë.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se vendimi u mor me kërkesë të ministrit të Brendshëm, Martynas Katelynas.

Megjithatë, sipas ministrisë, shërbimi i inteligjencës ushtarake të Lituanisë nuk ka identifikuar ndryshime të rëndësishme në aktivitetin ushtarak në rajonin e Kaliningradit.

Rreth 100 ushtarë janë dislokuar në kufi që nga fillimi i tetorit.

Lituania kufizohet me Kaliningradin, si dhe me Bjellorusinë, aleate të Rusisë. Që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, ky shtet baltik, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, e konsideron veten veçanërisht të ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.