☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,688 ▼0.26%
DOW 53,106 ▼0.67%
NASDAQ 26,210 ▼0.46%
NAFTA 86.79 ▲2.84%
ARI 4,530 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,360 ▲ +10.02% ETH $2,265 ▲ +17.29% XRP $1.1945 ▲ +17.29% SOL $86.4400 ▲ +10.26%
S&P 500 7,688 ▼0.26 % DOW 53,106 ▼0.67 % NASDAQ 26,210 ▼0.46 % NAFTA 86.79 ▲2.84 % ARI 4,530 ▼0.35 % S&P 500 7,688 ▼0.26 % DOW 53,106 ▼0.67 % NASDAQ 26,210 ▼0.46 % NAFTA 86.79 ▲2.84 % ARI 4,530 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

VLEN: 24 muaj në shërbim të qytetarëve

Nga VLEN thonë se në 24 muaj qeverisje dëshmuam se ndryshimi është i mundur kur ka vullnet.

“Dy vite më parë, VLEN mori përsipër një sfidë të madhe: ta rikthejë besimin e qytetarëve te politika që punon. Jo me fjalë e arsyetime pa fund, por me vendime që zbatohen, projekte që realizohen dhe rezultate që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.Gjatë këtyre 24 muajve janë realizuar reforma dhe projekte që për vite me radhë kishin mbetur vetëm premtime. Ligje me rëndësi strategjike, investime në komunat shqiptare, mbështetje për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe zhvillimin lokal, si dhe projekte infrastrukturore që po ndryshojnë situatën në terren, janë dëshmi se qeverisja e përgjegjshme jep rezultate.

Një shtyllë e rëndësishme e këtij procesi ka qenë edhe avancimi i përfaqësimit dhe rolit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe fuqizimi i zërit të tyre në vendimmarrje. VLEN ka qenë pjesë aktive e këtij ndryshimi, duke e kthyer përfaqësimin në praktikë dhe duke rritur ndikimin institucional në proceset vendore dhe shtetërore.

Bilanci i këtyre dy viteve dëshmon se ndryshimi nuk ndërtohet mbi retorikë, por mbi punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Ky është standardi që VLEN ka vendosur në qeverisje, një qeverisje ku shqiptarët kanë rol më të fuqishëm në institucione, ku vendimmarrja sjell efekt dhe ku politikat përkthehen në përmirësim të jetës së qytetarëve”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.