🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.00 ▲0.59%
ARI 4,470 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,386 ▲ +2.41% ETH $1,910 ▲ +1.9% XRP $1.0020 ▲ +1.04% SOL $75.8600 ▲ +1.81%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.00 ▲0.59 % ARI 4,470 ▼0.09 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.00 ▲0.59 % ARI 4,470 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

VLEN: Autostrada nuk kalon te tokat e tyre, prandaj po bërtasin

Piskamat e BDI-së për Autostradën Shkup-Bllacë kanë vetëm një arsye; trasa nuk kalon aty ku për vite janë bërë hesape dhe janë blerë toka me shpresën e përfitimeve milionëshe nga shpronësimi, akuzojnë nga VLEN.

“Për herë të parë fitojnë qytetarët, e jo interesat partiake.

Kjo është arsyeja e vërtetë e zhurmës së tyre. Përpjekja që autostrada të shërbejë për interesa individuale dhe jo për interes të qytetarit ka dështuar. Trasa po realizohet sipas zgjidhjes profesionale dhe në dobi të qytetarëve, jo sipas planeve të atyre që menduan se do të pasuroheshin nga kjo rrugë.

Për vite me radhë ky projekt strategjik u zvarrit dhe mbeti peng i interesave të ngushta. Sot, kur më në fund po avancon, përfitues nuk do të jenë individë të privilegjuar, por qytetarët, bizneset, ekonomia dhe lidhja strategjike me Kosovën.

VLEN nuk është në qeveri për të mbrojtur interesa private, por për të realizuar projekte që për dekada janë përdorur vetëm për propagandë politike. Autostrada Shkup-Bllacë është një prej projekteve që dëshmon dallimin mes atyre që flisnin për zhvillim dhe atyre që po e realizojnë atë në praktikë.

Autostrada Shkup-Bllacë është dëshmia më e mirë e dallimit mes dy qasjeve politike: 24 vite premtime pa realizim dhe 24 muaj angazhim që e çojnë projektin drejt përfundimit”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.