🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 29 June 2026
S&P 500 7,409 ▲0.74%
DOW 52,086 ▲0.4%
NASDAQ 25,628 ▲1.31%
NAFTA 70.57 ▲1.94%
ARI 4,039 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $59,810 ▼ -0.15% ETH $1,580 ▼ -0.03% XRP $1.0491 ▼ -0.3% SOL $73.8300 ▲ +2.5%
S&P 500 7,409 ▲0.74 % DOW 52,086 ▲0.4 % NASDAQ 25,628 ▲1.31 % NAFTA 70.57 ▲1.94 % ARI 4,039 ▼1.41 % S&P 500 7,409 ▲0.74 % DOW 52,086 ▲0.4 % NASDAQ 25,628 ▲1.31 % NAFTA 70.57 ▲1.94 % ARI 4,039 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore

Nga VLEN kanë reaguar ndaj deklaratave të Bujar Osmanit, pasi ky i fundit tha se rezultatet e VLEN-it pas dy viteve qeverisje janë dëshpëruese dhe se vendi ka stagnuar dhe në vend të agjendës evropiane, ka politika ditore.

Nga VLEN thonë se Bujar Osmani duhet të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore.

“I preferuari i çdo pushteti dhe funksionari i përjetshëm i BDI-së, i mësuar me përkëdheljet e pushtetit dhe privilegjet e posteve të njëpasnjëshme, bën mirë që t’i tregojë popullatës se cili ishte hajri për qytetarin e thjeshtë nga qëndrimi i tij në poste pa ndërprerë. Ministër pa legjitimitet, politikan pa bazë elektorale, funksionar pa vota, Bujar Osmani do të mbahet mend vetëm si i dëgjzeshmi i shefave që shfrytëzoi postet për beneficione personale, ndërkohë shqiptarët i la në mjerim dhe varfëri”.

“Kur flet për izolimin e vendit, ia kujtojmë Bujar Osmanit se ai u zgjodh Ministër në Qeverinë anti- NATO që doli nga vetoja e Greqisë në Bukuresht; ai ishte Ministër në Qeverinë e antikuizimit të Maqedonisë- e aprovoi Shkupi 2014, riemërtimin e Aeroportit, riemërtimin e autostradës”.

“Sa i përket lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, Bujar Osmanin e kujtojmë si avokatin publik të shtetit në rastin Monstra, si të heshturin në rastin Harun Aliu, si të humburin në Lagjen e trimave, si të frikësuarin në të gjitha proceset e montuara ku shqiptarët vërtetë kishin përfaqësues, por nuk kishin përfaqësim dhe zë në Qeveri”, thonë nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.