☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Mbi 7 milionë euro investime për 29 projekte në Tetovë

Në një komunikat për media, VLEN vlerëson se Tetova po përjeton një transformim përmes investimeve konkrete në infrastrukturë, duke theksuar se në dy vitet e fundit janë siguruar mbi 7 milionë euro për realizimin e 29 projekteve në komunë.

VLEN thekson se projektet që po realizohen janë dëshmi se zhvillimi arrihet me investime dhe punë në terren, e jo me premtime.Sipas VLEN-it, promovimi i rikonstruimit të rrugës “Shtipi” nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, përfaqëson një tjetër hap konkret në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.

“Në vetëm dy vite të qeverisjes sonë janë siguruar mbi 7 milionë euro për 29 projekte infrastrukturore në komunën e Tetovës me në krye Bilall Kasamin. Kjo është dëshmi e qartë se kur ka vullnet politik dhe përgjegjësi, projektet realizohen dhe qytetarët përfitojnë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

VLEN bën të ditur se për rikonstruimin e rrugës “Shtipi” janë investuar mbi 17.5 milionë denarë. Projekti ka përfshirë rikonstruksionin e plotë të rrugës, ndërtimin e kanalizimit atmosferik, trotuareve, ndriçimit publik dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve për banorët.

Në reagim, VLEN thekson se do të vazhdojë të fokusohet në realizimin e projekteve zhvillimore dhe investimeve infrastrukturore, duke shtuar se rezultatet e punës janë të dukshme në terren.

“VLEN nuk merret me propagandë dhe premtime boshe. Ne sjellim investime, zhvillim dhe rezultate konkrete në çdo komunë ku jetojnë qytetarët tanë. Me VLEN, puna shihet në terren”, thuhet në fund të reagimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.