🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.96 ▲1.56%
ARI 3,920 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,644 ▼ -1.99% ETH $2,255 ▼ -1.74% XRP $1.2508 ▼ -0.22% SOL $91.7400 ▼ -2.96%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.96 ▲1.56 % ARI 3,920 ▼1.25 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.96 ▲1.56 % ARI 3,920 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Solidarizohemi me banorët e Debreshit, Taravari duhet të japë përgjegjësi

VLEN reagoi lidhur me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Debresh, duke e cilësuar situatën si skandaloze dhe pasojë të gjendjes së rëndë në të cilën, sipas tyre, është lënë Komuna e Gostivarit pas viteve të keqqeverisjes.

Në reagimin e tyre, nga VLEN theksojnë se problemet aktuale janë rezultat i borxheve dhe çështjeve infrastrukturore të grumbulluara ndër vite.

Ata drejtojnë kritika ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, duke pretenduar se ai e ka lënë komunën në një gjendje të vështirë financiare dhe infrastrukturore.

“Pyetja që shtrohet është pse Arben Taravari nuk del të marrë përgjegjësi për gjendjen që vetë e ka lënë pas dhe pse e lë në zjarr kryetarin aktual të komunës, i cili ka vetëm katër muaj mandat”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga koalicioni shprehin solidaritet me banorët e Debreshtit, duke theksuar se e kuptojnë shqetësimin dhe revoltën e tyre për mungesën e ujit të pijshëm. Njëkohësisht, ata u bëjnë thirrje institucioneve lokale dhe ndërmarrjeve publike që të ndërmarrin masa urgjente për normalizimin e furnizimit me ujë.

VLEN thekson se për qytetarët më i rëndësishëm është zgjidhja e problemit sesa justifikimet, duke kërkuar që çështja të trajtohet si prioritet absolut.

Në reagim gjithashtu thuhet se qeverisja e VLEN-it ka mbështetur Gostivarin me mbi 50 projekte, duke argumentuar se qyteti ka nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo për shmangie të përgjegjësisë.

Koalicioni përfundon reagimin duke kërkuar nga Arben Taravari përgjigje për gjendjen në të cilën, sipas tyre, është lënë Komuna e Gostivarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.