⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,601 ▼ -1% ETH $2,428 ▼ -1.98% XRP $1.3028 ▼ -2.74% SOL $104.3600 ▼ -2.01%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN uron Kurtin dhe VV-në për fitoren: Zgjedhjet në Kosovë konfirmuan shtetin e së drejtës

Kosova edhe një herë dëshmoi mbarëvajtje të suksesshme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke konfirmuar funksionimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës, thonë nga VLEN.

“VLEN e vlerëson këtë proces dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në përcaktimin e drejtimit politik të vendit.

Në këtë frymë urojmë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe subjektin e tij politik Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur, i cili, sipas rezultateve të zgjedhjeve, rikonfirmon besimin e qytetarëve në disa cikle zgjedhore radhazi.

Ne shprehim shpresën dhe besimin që ky mandat të shërbejë për forcimin e institucioneve stabile, funksionale dhe gjithëpërfshirëse në Republikën e Kosovës, në funksion të zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Njëkohësisht, VLEN thekson rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dy shtete mike dhe partnere strategjike në rajon, me qëllim forcimin e stabilitetit, integrimit evropian dhe zhvillimit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.