🌫️
Tiranë 20°C · Mjegull 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,194 ▼ -0.18% ETH $2,523 ▼ -0.32% XRP $1.3657 ▲ +0.39% SOL $101.4400 ▼ -0.87%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Sporti

Vllaznia kalon Kukësin dhe sheh Europën

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të enjten pasdite 3 takimet e tjera të javës së saj të 11-të. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit ka sjellë drejtpërdrejt takimin Kukësi-Vllaznia, i cili ka parë shkodranët të marrin një fitore minimale, por të rëndësishme, që i ka bashkuar me dyshen kryeqytetase të kreut, duke parë kështu zonën e Europës.

Shkodranët kanë triumfuar ndaj verilindorëve me një ndeshje ku kanë krijuar më shumë lojë dhe raste, teksa ia dolën që të mbanin larg portës për pjesën më të madhe të kohës ekipin vendas. Një gol i Esin Hakajt në minutat e fundit të pjesës së parë i ka mjaftuar Vllaznisë për t’u kthyer te fitoret duke mundur Kukësin në fushën e këtij të fundit dhe duke i ngjitur tashmë shkodranët në podiumin e kampionatit.

Pjesa e dytë ka qenë e luftuar dhe të dyja skuadrat kanë luajtur hapur, me Vllazninë që ka mundësi të dyfishojë me Boshnjakun, por goditja e tij ndalet nga shtylla dhe me Kukësin që mund të barazonte shifrat me Barbozën 15 minuta para fundit, por edhe në minutën e 83-të.

Sidoqoftë, s’ka më gola deri në fund dhe Vllaznia mund Kukësin 1-0, duke u ngjitur përsëri në shkallët e sipërme të renditjes, dhe duke e zhytur edhe më poshtë Kukësin e Dobit i cili është kthyer edhe një herë në krizë rezultatesh dhe tani sheh përsëri shumë afër fundin e renditjes.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.