☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,646 ▲0.87%
DOW 52,382 ▲1.18%
NASDAQ 25,722 ▲1.12%
NAFTA 97.33 ▼6.52%
ARI 3,967 ▲1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,852 ▼ -0.24% ETH $2,286 ▲ +0.76% XRP $1.2502 ▼ -0.08% SOL $93.8900 ▼ -1.02%
S&P 500 7,646 ▲0.87 % DOW 52,382 ▲1.18 % NASDAQ 25,722 ▲1.12 % NAFTA 97.33 ▼6.52 % ARI 3,967 ▲1.74 % S&P 500 7,646 ▲0.87 % DOW 52,382 ▲1.18 % NASDAQ 25,722 ▲1.12 % NAFTA 97.33 ▼6.52 % ARI 3,967 ▲1.74 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Lieberman mbështet Eisenkotin për kryeministër, përjashton koalicionin me Netanyahun

TEL AVIV, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Lideri i opozitës izraelite, Avigdor Lieberman deklaroi sot se do të rekomandojë Gadi Eisenkotin për formimin e qeverisë së ardhshme, duke përjashtuar mundësinë e bashkimit me një koalicion të kryeministrit Benjamin Netanyahu apo mbështetjen e një qeverie të pakicës.

Duke folur sot në një konferencë për media në Modi’in, në Izraelin qendror, Lieberman tha se partia e tij “Yisrael Beiteinu” do ta rekomandojë Eisenkotin, liderin e partisë Yashar, për kryeministër dhe do ta mbështesë Yair Lapidin për kryetar të Parlamentit (Knessetit), raportoi gazeta “The Jerusalem Post”.

“Unë nuk do të jem pjesë e një qeverie me Netanyahun”, tha Lieberman duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj formimit të një qeverie të pakicës.

Ai paralajmëroi se një qeveri e tillë mund të rrëzohet brenda një viti dhe t’i hapë rrugën rikthimit të Netanyahut në pushtet.

Lieberman pranoi se partitë opozitare kishin arritur rezultate dukshëm më të dobëta sesa pritej në zgjedhje.

“Opozita pësoi një dështim të thellë në zgjedhje. Fitimi i 48 vendeve ishte shumë më pak nga sa prisnim”, tha ai duke ia atribuar përgjegjësinë Eisenkotit dhe ekipit të tij.

Lieberman njoftoi se partia e tij do ta mbështesë Lapidin për kryetar të Knessetit, kur parlamenti i sapozgjedhur të mblidhet më 10 nëntor. “Ne do ta mbështesim kandidaturën e Yair Lapidit për kryetar të Knessetit”, tha ai.

Ai bëri të ditur se deputetët e opozitës do të përpiqen të zëvendësojnë kryetarin aktual, Amir Ohana, anëtar i partisë Likud të Netanyahut, duke e akuzuar atë për shkelje të rregullave parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.