☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.14 ▲1.28%
ARI 4,057 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,092 ▼ -0.27% ETH $2,064 ▼ -1.38% XRP $1.0667 ▼ -1.21% SOL $84.0800 ▼ -0.74%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.14 ▲1.28 % ARI 4,057 ▲0.67 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.14 ▲1.28 % ARI 4,057 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e 2 vëllezërve, shkarkohet Drejtori i Policisë së Shkodrës

Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali pranë banesës, ditën e sotme në Shkodër, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar nga qyteti veriorë edhe shkarkimin e drejtorit të policisë në këtë qytet.

Lleshaj u shpreh se për t’i dhënë një impuls të ri qytetit, sipas tij në krye të policisë së Shkodrës, në vend të Vehbi Bushatit do të vendoset Niko Brahimaj.

“Kam ardhur sot në Shkodër. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Me gjitha goditjet që janë bërë ndaj këtij krimi e shohim se mbetet akoma shumë për të bërë. Dua te garantoj të gjitha qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht. Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë nje tjeter drejtues në krye të detyrës për policinë e Shkodrës”, u shpreh Lleshaj.

Vendimi vjen pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme ku si pasojë e një atentati të dyfishtë mbeten të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.

Shkodra duket se është kthyer në një pikë strehimi për kriminelët, ndërsa dy lagjet “Kiras” dhe “Dobraci” kanë kohë që nuk gjejnë qetësi.

Nga qershori i 2018 deri sot me atentatin e dyfishtë, Shkodra numëron 12 të vrarë në atentate.

Vrasjet për vitin 2018
Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku

Vrasjet në vitin 2019

20 mars u vra Ferdinand Polia

30 mars-Vriten në atentat Astrit dhe Brahim Bilali

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.