☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 85.05 ▲0.05%
ARI 4,681 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,554 ▲ +4.59% ETH $2,501 ▲ +2.22% XRP $1.5234 ▲ +3.25% SOL $102.0700 ▲ +8.44%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.05 ▲0.05 % ARI 4,681 ▼0.36 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.05 ▲0.05 % ARI 4,681 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Vrasja e gazetares në Maltë, Kryeministri i vendit paralajmëron largimin

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Maltë, ku një gazetare është vrarë ka shkaktuar një krizë të vërtetë politike në vend. Mësohet se Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se është duke planifikuar të dorëhiqet.
Ky vendim i kryeministrit vjen pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të një prej aleatëve më të afërt të tij si pjesë e hetimeve të policisë për vrasjen e gazetares së njohur investigative Daphne Caruana Galizia, vrasje që ka ndodhur në vitin 2017. Daphne kishte publikuar rastet e korrupsionit në nivelet më të lartë të qarqeve qeverisë dhe të biznesit të Maltës.
Ditët e fundit autoritetet e Maltës morën masa të shpejta për rihapjen e hetimeve që kishin ngecur prej dy vitesh duke arrestuar shumë persona. Të premten u mbajt një takim me kabinetin qeveritar, dhe gjatë takimit presidenti maltez premtoi se do të qëndrojë në krye të qeverisë deri në përfundim të hetimeve të nisura. Por pak orë më vonë u raportua, se Muscat ka planifikuar që të njoftojë për dorëheqjen e tij me anë të një komunikate që do të transmetohet live në mediat e vendit.
Data dhe ora e saktë nuk bëhet e ditur. Referuar mediave lokale, kryeministri po pret nëse autoritete do të bëjnë zyrtarisht aktakuzë kundër një biznesmeni për dhënien e urdhrit për vrasjen e gazetares.
Caruana Galizia, gazetarja investigative më e vendit mesdhetar, u vra në 16 tetor të 2017, kur një bombë e montuar poshtë makinës me të cilën po udhëtonte gazetarja u aktivizua dhe shpërtheu në distancë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.