Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 19 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 104.32 ▼0.06%
ARI 4,489 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,933 ▼ -0.28% ETH $2,116 ▼ -0.65% XRP $1.3569 ▼ -2.49% SOL $84.4100 ▼ -1.13%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 104.32 ▼0.06 % ARI 4,489 ▼1.51 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 104.32 ▼0.06 % ARI 4,489 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Kosova

Vrasja në Skenderaj, dëshmitari: I pandehuri shkoi te tavolina e viktimës dhe i tha “Deshu!”, pastaj krisi alltia

Në Gjykatën e Mitrovicës është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e Hisni e Bujar Ibishit, babë e bir, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Ismet Ibishit, në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj më 12.02.2025.

Në seancën e mbajtur të martën, më 19.05.2026, është dëgjuar dëshmitari Safet Ismajli.

Ai deklaroi se kishte qenë në lokal rreth 10-15 minuta para se të hynte i pandehuri Hisni Ibishi.

Dëshmitari dha versionin e tij se si ndodhi vrasja.

“E mbaj mend që ka hyrë vetëm Hysniu, tjetrin nuk e mbaj mend. Plumbat e parë që kanë kërsitë është bërë tym e mjegull aty. Jemi shtri përtokë, disa kanë ikur, disa kanë dalë jashtë, disa kanë hyrë në banjo” – deklaroi ai.

Sipas dëshmitarit, para se i akuzuari Hisni Ibishi të shtinte me armë ishte afruar te tavolina ku ndodhej tashmë viktima dhe, sipas tij, i pandehuri i kishte kërkuar viktimës të zhvishej.

“Ka hyrë brenda, e kam parë që ka shku te tavolina, aty i ka thënë Ismetit: “Deshu!”. Pastaj ka krisë alltia edhe ma sen nuk di”- tha dëshmitari Ismajli.

Ai shtoi se nuk e ka parë se ku e ka gjuajtur, në këmbë apo në kokë, për shkak të, siç deklaroi, tymit dhe mjegullës që ishte krijuar në lokal.

I pandehuri Hisen Ibishi e pyeti dëshmitarin nëse viktima kishte raportitur armë në banjo apo në lokal para se ai të hynte.

Mirëpo kjo u kundërshtua nga avokati i palës së dëmtuar, Fisnik Sogojeva, me arsyetimin se dëshmitari asnjëherë nuk kishte deklaruar se e kishte parë viktimën me armë.

Avokati Sogojeva kërkoi që aktakuza e Prokurorisë të administrohet si provë materiale.

Këtë e kundërshoi avokati i të akuzuarit Bujar Ibishi, Naim Rudari, i cili tha se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë që aktakuza të përdoret si provë materiale.

Avokatja e Hisni Ibishit, Kada Bunjaku-Përçuku, kërkoi që përmes rrugëve diplomatike të sigurohen të dhëna shëndetësore nga Anglia për klientin e saj.

“I propozoj Gjykatës të bëhet ekzaminimi psikiatrik në mënyrë që të vërtetohet se të shtënat ndaj viktimës i ka kryer në tronditje të fortë mendore apo jo”- tha ajo.

Avokati i Bujar Ibishit, Naim Rudari, kërkoi që nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan të sigurohet historiku i kontrolleve mjekësore gjatë qëndrimit të klientit të tij në paraburgim.

“I njëjti ka deklaruar për gjendjen e tij shëndetësore atë çka di ai vetë prej rastit si dhe gjendjen e tij nën masën e paraburgimit. Meqënëse në Gjykatë kërkohen prova për çkado që flasim, unë kam kërkuar që eventualisht Gjykata ta nxjerrë si provë nga Qendra e Paraburgimit dosjen e tij shëndetësore nëse ka kërkuar ndihmë atje” – theksoi Rudari.

Propozimet e tre mbrojtësve u kundërshtuan nga prokurori i rastit, Sahit Tmava, por jo edhe nga gjyqtari Izet Gërguri.

“Kundërshtoj propozimet e mbrojtësve me arsyetim se çdo gjë tani e tutje shkon në drejtim të zvarritjes së procedurës sepse që nga koha e kryerjes së veprës penale, hetimeve, dëshmive të dhëna kurrnjëherë nuk kishte pasë një shqetësim lidhur me dyshimin e ndonjë sëmundjeje. Andaj edhe kundërshtoj në tërësi propozimet e mbrojtësve”- potencoi prokurori.

Gjykata refuzoi propozimin e palës së dëmtuar që në cilësi në provës të administrohet aktakuza pasi që e njëjta nuk mund të konsiderohet provë.

Ndërkaq aprovoi propozimin e avokates që ndaj të pandehurit Hisni Ibishi të kryhet një ekzaminim psikiatrik nga Instituti i Forenzikës Psikiatrike (IPFK).

Po ashtu u aprovua edhe kërkesa e avokatit që nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan të sigurohet dokumentacioni mjekësor i të pandehurit Bujar Ibishi, i grumbulluar gjatë qëndrimit të tij në paraburgim.

Ndryshe, sipas Prokurorisë, më 12 shkurt 2025, në një lokal në sheshin ‘Adem Jashari’, në Skenderaj, të pandehurit, së bashku e të vetëdijshëm për veprimet e tyre, me dashje e privojnë nga jeta tani të ndjerin I.I., ashtu që derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit posa hyjnë në lokal i nxjerrin armët dhe shtien në drejtim të viktimës I. I. dhe goditjet rezultojnë vdekjeprurëse për të ndjerin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.