Kronika

Vriten 2 vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali, një nga viktimat i ati i Asmer Bilalit, anëtar i grupit “Bajri”

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, në lagjen Kiras. Bëhet fjalë për vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. Pas ngjarjes së rëndë është gjetur edhe një makinë e djegur në vendin e quajtur Livadhe, ashtu siç ka ndodhur edhe në ngjajre të tjera kriminale.

Vrasjet e ndodhura në Shkodër duket se kanë gjithmonë një lidhje me njërja-tjetrën. Viktimat e këtij mëngjesi kanë lidhje me një personazh të përmendur edhe në vrasjen e Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilait, ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë.

Asmer Bilali është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Ai njihet edhe si person me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës, si dhe është i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Nuk dihet nëse vrasja e të atit dhe xhaxhait të tij ka lidhje me Asmerin që tashëm qëndron pas hekurave si pjesë e grupit famëkeq të Shkodrës.

Policia e Shkodrës bën me dije se autorët e vrasjeve te sotme lëviznin me një “Benz” dyshohet të jenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së këtyre të fundit.

Policia e Shkodrës  kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për zbardhjen e vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër. Në deklaratën zyrtare, shpërndarë  për mediat, thuhet se ngjarja ndodhi rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit  A. B. rreth 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).

Po sipas njoftimit, në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit  A. B. rreth 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë  në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të  anonimatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button