🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.83 ▼1.46%
ARI 4,148 ▲1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,463 ▲ +3.91% ETH $2,426 ▲ +6.25% XRP $1.3088 ▲ +2.89% SOL $95.9200 ▲ +3.93%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.83 ▼1.46 % ARI 4,148 ▲1.84 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.83 ▼1.46 % ARI 4,148 ▲1.84 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Vuçiç: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, “të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët”

SHKUP, 10 gusht/ATSH-AA/ Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia po mbledh ekspertë të sektorit të ndërtimit, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

“Meqë po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim. Kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, prandaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia është një vend sovran dhe se do të veprojë në përputhje me interesat e saj.

Vuçiç i bëri këto deklarata gjatë një prononcimi për gazetarët, teksa po inspektonte punimet për rikonstruksionin dhe ndryshimin e destinimit të Urës së Vjetër Hekurudhore në Beograd.

Ai tha se edhe nga Mali i Zi i japin leksione për Kosovën, ndonëse, sipas tij, këto janë vende që dërgojnë misione në Kosovë.

“Ata që e kanë njohur Kosovën, që nuk duan të mendojnë për asgjë tjetër. Ata që dërgojnë ushtarë në festimin e ‘Olujës’ dhe më japin leksione për patriotizmin, pastaj për çdo marrëveshje me Prishtinën, qoftë edhe një marrëveshje tregtare, na lexojnë ‘rekuiem’. Por kur ata e njohin Kosovën, kjo nuk është për t’u kënduar një ‘rekuiem’, por është normale dhe e lejuar”, tha Vuçiç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.