☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,643 ▼0.39%
DOW 52,399 ▼0.73%
NASDAQ 26,285 ▼0.52%
NAFTA 96.30 ▲3.51%
ARI 4,462 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,878 ▲ +0.48% ETH $2,498 ▲ +0.54% XRP $1.4229 ▲ +0.67% SOL $103.3600 ▲ +0.09%
S&P 500 7,643 ▼0.39 % DOW 52,399 ▼0.73 % NASDAQ 26,285 ▼0.52 % NAFTA 96.30 ▲3.51 % ARI 4,462 ▲0.51 % S&P 500 7,643 ▼0.39 % DOW 52,399 ▼0.73 % NASDAQ 26,285 ▼0.52 % NAFTA 96.30 ▲3.51 % ARI 4,462 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kosova

Vuçiq mburret me turmën në varrimin e Mlladiqit, sulmon Kosovën e rajonin dhe harron kritikat nga SHBA-ja e BE-ja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zgjedhur sërish të luajë kartën e viktimës pas ceremonisë së varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mladiq, duke u mburrur me numrin e njerëzve që morën pjesë në varrim dhe duke e zhvendosur vëmendjen te reagimet nga Kosova dhe vendet e tjera të rajonit.

Në një paraqitje në Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq pretendoi se në varrimin e Mladiqit në Beograd morën pjesë mes 120 mijë dhe 150 mijë persona. Pretendimi i tij është në kontrast të fortë me vlerësimin e Arhivit të Tubimeve Publike, i cili e kishte përllogaritur pjesëmarrjen në rreth 16 mijë njerëz.

Në vend që të përballej me kritikat për nderimin publik të Mladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Vuçiq zgjodhi të sulmonte sërish vendet e rajonit.

Ai tha se kishte pritur një “ortek histerie” nga Sarajeva, Prishtina, Zagrebi dhe Podgorica, duke pretenduar se varrimi i Mladiqit ishte përdorur si “alibi” për të treguar urrejtje ndaj Serbisë.

“Varrimi ishte alibi për shumëkënd në rajon që të tregonte se sa e urren Serbinë dhe suksesin e saj”, tha Vuçiq.

Por retorika e presidentit serb anashkalon një fakt të rëndësishëm: kritikat ndaj ceremonisë së Mladiqit nuk erdhën vetëm nga Kosova apo fqinjët e Serbisë.

Udhëheqësit më të lartë të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe António Costa, i cilësuan pamjet nga varrimi si “tronditëse”, ndërsa dënuan praninë e zyrtarëve të lartë serbë dhe elementet e mbështetjes zyrtare për ceremoninë. Sipas tyre, kjo tregon dështim për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë evropiane dhe bie ndesh me vlerat mbi të cilat bazohet rruga e Serbisë drejt BE-së.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për glorifikimin e Mladiqit, ndërsa reagimet ndërkombëtare janë shtuar pas ceremonisë në Beograd.

Madje, Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Beograd për shkak të glorifikimit të Mladiqit, duke e cilësuar atë të papajtueshëm me vlerat evropiane.

Ndërkohë, Bosnja e Hercegovina ndërmori masa diplomatike ndaj Serbisë, duke dëbuar dy diplomatë serbë në shenjë proteste për ceremoninë e varrimit.

Kështu, ndërsa Vuçiq përpiqet ta paraqesë Serbinë si viktimë të një “sulmi rajonal”, kritikat për varrimin e Mladiqit kanë marrë përmasa shumë më të gjera. Nga Brukseli dhe Uashingtoni deri në Sarajevë, shqetësimi kryesor ka qenë glorifikimi i një krimineli të dënuar dhe përfshirja e figurave shtetërore serbe në një ceremoni që e ktheu Mladiqin në simbol nacionalist.

Në vend të një përballjeje me këtë kritikë, Vuçiq duket se ka zgjedhur edhe një herë të mbrohet duke drejtuar gishtin nga Kosova, Kroacia, Bosnja e Mali i Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.