☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,426 ▼0.03%
DOW 52,285 ▼0.88%
NASDAQ 24,895 ▲0.07%
NAFTA 84.13 ▲6.14%
ARI 4,079 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,333 ▲ +1.57% ETH $1,909 ▲ +1.48% XRP $1.0755 ▲ +2.03% SOL $73.6700 ▲ +0.89%
S&P 500 7,426 ▼0.03 % DOW 52,285 ▼0.88 % NASDAQ 24,895 ▲0.07 % NAFTA 84.13 ▲6.14 % ARI 4,079 ▼0.48 % S&P 500 7,426 ▼0.03 % DOW 52,285 ▼0.88 % NASDAQ 24,895 ▲0.07 % NAFTA 84.13 ▲6.14 % ARI 4,079 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Bota

“Washington Post”: Varësia nga rrjetet sociale mund të përkeqësojë simptomat e ADHD-së te djemtë adoleshentë

– Një studim i ri i kryer nga studiues të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko (UCSF) ka zbuluar se përdorimi i rrjeteve sociale, mund të lidhet me përkeqësimin e simptomave të çrregullimit të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), veçanërisht te djemtë gjatë adoleshencës, sipas “Washington Post”.

Gjetjet janë publikuar në revistën shkencore “JAMA Network Open”.

Studimi ndoqi 11 286 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pesë vite radhazi, nga mosha mesatare 12 deri në 16 vjeç.

Çdo vit, pjesëmarrësit plotësonin pyetësorë mbi zakonet e tyre në rrjetet sociale, ndërsa prindërit raportonin për ndryshimet në sjelljen dhe simptomat e fëmijëve të tyre.

Në vend që të analizonin vetëm kohën e kaluar para ekranit, studiuesit u fokusuan te përdorimi problematik i rrjeteve sociale.

Djemtë që pranonin se, mendonin vazhdimisht për platformat sociale, ndienin nevojën t’i përdornin gjithnjë e më shpesh dhe nuk arrinin të reduktonin kohën online edhe kur përpiqeshin, shfaqnin një rritje të simptomave të ADHD-së, një vit më vonë.

Ky faktor ishte dukshëm më i fortë te djemtë sesa te vajzat. Sipas studiuesve, analizat treguan se rritja e përdorimit të rrjeteve sociale paraprinte përkeqësimin e simptomave të ADHD-së.

Në të kundërt, simptomat ekzistuese të ADHD-së nuk rezultuan të ishin një parashikues i fortë i zhvillimit të mëvonshëm të varësisë nga rrjetet sociale, duke sugjeruar se lidhja shfaqet kryesisht në një drejtim.

Ekspertët shpjegojnë se përdorimi i rrjeteve sociale, mund të ndikojë në përqendrimin dhe kontrollin e impulsivitetit, përmes ekspozimit të vazhdueshëm ndaj njoftimeve, kërkimeve, ndërprerjeve të shpeshta të vëmendjes, si edhe përmes ndikimit negativ në gjumë dhe aktivitetin fizik.

Megjithatë, këto mekanizma kërkojnë ende studime të mëtejshme për t’u konfirmuar.

Autorët theksojnë se gjetjet nuk nënkuptojnë se, përdorimi i rrjeteve sociale shkakton domosdoshmërisht ADHD, por sugjerojnë se modelet e varësisë nga platformat sociale, mund të përkeqësojnë simptomat ekzistuese ose të favorizojnë shfaqjen e tyre, veçanërisht te djemtë adoleshentë.

Studiuesit u bëjnë thirrje prindërve dhe profesionistëve të shëndetit mendor, të mos përqendrohen vetëm te numri i orëve që fëmijët kalojnë online, por edhe te shenjat e varësisë, si pamundësia për të kontrolluar përdorimin, mendimet e vazhdueshme për rrjetet sociale dhe shqetësimi kur nuk kanë akses në to. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.