⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, duke e dënuar me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Gjithashtu, gjykata vendosi t’i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Haxhiaj, i cili u arrestua nga SPAK në nëntor të vitit 2025,  u gjet fajtor për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Sipas vendimit të GJKKO-së, ai u dënua me 2 vite burg për “Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”, me 3 vite e 6 muaj burg për “Korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe me 2 vite e 6 muaj burg për “Shpërdorimin e detyrës”. Në zbatim të bashkimit të dënimeve, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 4 vitesh burg, i cili u ul në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata vendosi që vuajtja e dënimit të llogaritet nga data e ndalimit, 27 nëntor 2025, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Haxhiaj do të mbajë edhe shpenzimet e hetimit dhe të procesit gjyqësor. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga marrja dijeni e vendimit të arsyetuar.

Hetimet për të u mbyllën në maj të këtij viti. Ai rezulton i përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin e Elvis Doçit, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës. Janë një sërë bisedash në SkyECC që Haxhiaj, i cili asokohe ishte oficer i Operacionales, që  implikojnë në trafikun e drogës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.