☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,500 ▲0.01%
DOW 52,502 ▲0.35%
NASDAQ 26,107 ▼0.41%
NAFTA 68.39 ▼1.6%
ARI 4,087 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $59,802 ▲ +2.16% ETH $1,609 ▲ +2.28% XRP $1.0555 ▲ +1.22% SOL $76.9300 ▲ +4.41%
S&P 500 7,500 ▲0.01 % DOW 52,502 ▲0.35 % NASDAQ 26,107 ▼0.41 % NAFTA 68.39 ▼1.6 % ARI 4,087 ▲1.2 % S&P 500 7,500 ▲0.01 % DOW 52,502 ▲0.35 % NASDAQ 26,107 ▼0.41 % NAFTA 68.39 ▼1.6 % ARI 4,087 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Politika

Zbardhja e vendimit të GJK, avokati i Veliajt: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Ndreca tha se Gjykata Kushtetuese konfirmoi problemin kryesor që, sipas tij, ishte i pranishëm që në vendimin për masën e sigurisë ndaj Veliajt: mungesën e testit të proporcionalitetit.
Sipas tij, gjykatat kishin analizuar vetëm interesin publik për mbrojtjen e hetimit, por kishin lënë jashtë vlerësimit një tjetër interes kushtetues, të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.

“Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë”, u shpreh Ndreca.

Ndreca shtoi se përgjegjësia tashmë kalon te Gjykata e Lartë, e cila duhet të zbatojë pa vonesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Drejtësia mund të vonojë, por standardet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush këmbëngul që ato të zbatohen”, deklaroi Plarent Ndreca.

Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës:

Më shumë se një vit më parë, kur nuk isha ende avokat i Erion Veliajt, por thjesht deputet i Kuvendit dhe një vëzhgues i jashtëm i çështjes, deklarova publikisht në “Now” me Erla Mëhilli, se problemi kryesor kushtetues që lexohej në vendimin e masës së sigurisë ishte mungesa e testit të proporcionalitetit.

Thashë se gjykata kishte analizuar vetëm njërin interes publik – mbrojtjen e hetimit nga çdo ndikim – por kishte lënë jashtë analizës interesin tjetër po aq kushtetues: të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.

Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë.

Standardi kushtetues nuk ndryshoi gjatë këtyre 16 muajve. Vetëm njohja e tij vonoi. Dhe kjo vonesë pati një kosto reale: për qytetarët e Tiranës, për institucionin e Bashkisë, për ushtrimin normal të mandatit demokratik dhe për të drejtat individuale të Erion Veliajt.

Tani përgjegjësia kalon te Gjykata e Lartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet pa vonesë. Çdo ditë e panevojshme shtesë zgjat një situatë që vetë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është shqyrtuar sipas standardeve kushtetuese.

Drejtësia mund të vonojë por standartet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush këmbëngul që ato të zbatohen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.