☁️
Tiranë 8°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.72 ▼1.3%
ARI 4,131 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,638 ▲ +0.42% ETH $2,117 ▼ -0.14% XRP $1.0988 ▲ +0.7% SOL $85.9500 ▼ -0.35%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,131 ▲0.41 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,131 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zbërthehen bisedat e shqiptarit në “Sky ECC”, trafikoi 1.2 ton kokainë nga Karaibet

Gazeta e përjavshme greke “Documento” e gazetarit të njohur investigativ Kostas Vaxevanis, i ka kushtuar sot një artikull të gjatë dosjes “Sky ECC” që çoi në pranga një oficerin e policisë greke, i cili ka shërbyer më parë tek anti-droga si dhe dy trafikantë, grekun K. G dhe 45-vjeçarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi.

Reportazhi i gazetarëve Myrto Mpoutsi dhe Giannis Tsakarisianos, zbardh detaje mbi veprimtarinë e grupit kriminal, mbi të cilët rëndojnë shumë akuza.

Në një bisedë K. G shprehet se “njeriu i tyre” në Marusi “për 5 vjet do bëhet Shef”, ndërsa në Gusht 2020, shqiptari Sandër Pemaj parashikon që me mbulimin e S. T nga Marusi (një oficer që ndiqet në gjendje të lirë për këtë çështje) dhe të një personi tjetër, do bëhen… “mbretër të Athinës”.

Artikulli

Bisedat janë në greqisht:

Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës

Sandër Pemaj: Të jap fjalën

K. G: Makar ore vëllai im

Sandër Pemaj: Do duhen edhe çunat për mbulim

K. G: Dhe Marusin dhe shokun

K. G: Ata janë me ne vëlla në gjithçka

Ata komunikojnë edhe për një çështje që ka shkuar në gjykatë, me të pandehur persona të njohur nga ta. Ata flasin për një polic të quajtur A. T, atëherë me shërbim tek Anti-Droga e Athinës, i cili ishte në varësi të S. T, të cilin bashkëbiseduesit e thërrasin “Marusi”.

K. G: Çfarë është ky?

Sandër Pemaj: Polic

Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij)

Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T)

Sandër Pemaj: Është i tij

Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari)

Sandër Pemaj: 11 shtator

Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë

K. G: Çfarë të bëjë S. (oficeri S. T)

K. G: Cfarë ti thotë A. (polici A. T)

Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë

dhe biseda vijon…

Sandër Pemaj: O tiransi

Sandër Pemaj: E mban mend

Sandër Pemaj: Që u kap me kumbarin

K. G: Të shkurtrin nga Menidhi?

K. G: Po vëllaçko kuptova për kë thua. E mbaj mend atë djalë, djalë i mirë. Po, do t’i them unë S. Do vijë të hënën ta dish. Të hënën kam takim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.