Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.29 ▼2.14%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,442 ▲ +0.23% ETH $2,539 ▲ +3.05% XRP $1.3672 ▲ +0.94% SOL $102.7900 ▲ +2.77%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.29 ▼2.14 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.29 ▼2.14 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Arte

Zbulimi arkeologjik në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë përzgjedhur zyrtarisht si finalistë për Çmimin Ndërkombëtar të Zbulimit Arkeologjik “Palmyra”.

Njëkohësisht, zbulimi është nominuar edhe për “Çmimin Special”. Këto vlerësime prestigjioze do të prezantohen në kuadër të edicionit të 28-të të Bursës Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik (BMTA), i cili do të zhvillohet nga data 29 tetor deri më 1 nëntor 2026, në Paestum, Itali.

Renditja në listën e 5 zbulimeve arkeologjike më të rëndësishme të vitit në nivel global, së bashku me zbulimet e kryera në sitet e njohura si Pompeii, Vulci, Egjipt dhe Turqi, është dëshmi e potencialit të lartë shkencor që mbart ky zbulim.

Pjesëmarrja e shtetit tonë në këtë event për herë të parë, nëpërmjet këtij zbulimi, është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë sonë kulturore në arenën ndërkombëtare.

Ky monument i veçantë ofron të dhëna thelbësore të reja e të rëndësishme arkeologjike, historike e epigrafike, në një zonë të pastudiuar më parë dhe hedh dritë mbi dinamikat sociale, organizimin e elitave lokale dhe arkitekturën funerare gjatë periudhës romake të vonë në Luginën e Bulqizës e më gjerë.

Nëpërmjet këtij zbulimi, hapet një kapitull i ri studimi që ndihmon për të kuptuar më shumë mbi rrjetet e komunikimit dhe transformimet sociale në brendësi të provincave gjatë kësaj periudhe.

Ky sukses është rezultat i punës kërkimore sistematike në kuadër të projektit “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës” i realizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Arkeologjisë, të cilët përgëzojnë drejtuesit e projektit, ekipin e gërmimit dhe të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar në zbulimin, dokumentimin dhe promovimin e kësaj pasurie kombëtare.

Për të mbështetur nominimin për “Çmimin Special” të publikut mund të bëheni pjesë duke klikuar butonin “Like” (Pëlqej) në posterin përkatës të projektit në këtë link:

https://www.facebook.com/share/1F84QcArKL/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.