☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 80.89 ▲0.68%
ARI 4,112 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,704 ▲ +1.69% ETH $1,856 ▲ +0.37% XRP $1.0732 ▲ +0.39% SOL $73.4300 ▲ +1.21%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.89 ▲0.68 % ARI 4,112 ▲0.54 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.89 ▲0.68 % ARI 4,112 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Bota

Zbulimi nga inteligjenca amerikane: Programi bërthamor i Iranit mbetet pothuajse i paprekur

Vlerësimet më të fundit të inteligjencës amerikane tregojnë se programi bërthamor i Iranit nuk ka pësuar dëmtime të mëdha, pavarësisht muajve të luftës dhe sulmeve të vazhdueshme nga SHBA dhe Izraeli.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters., koha që do t’i duhej Teheranit për të ndërtuar një armë bërthamore mbetet thuajse e pandryshuar krahasuar me verën e kaluar, rreth nëntë muaj deri në një vit, nëse do të merrej një vendim politik për ta ndjekur këtë rrugë.

Edhe pse sulmet kanë goditur disa objekte të rëndësishme, përfshirë komplekset në Natanz, Fordow dhe Isfahan, ato nuk kanë arritur të eliminojnë materialin bërthamor që Irani tashmë zotëron.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike vlerëson se rezervat aktuale të uraniumit të pasuruar mund të jenë të mjaftueshme për prodhimin e deri në 10 bombave bërthamore, nëse pasurohen më tej.

Burimet theksojnë se një nga arsyet kryesore për ndikimin e kufizuar të luftës është fakti se sulmet amerikane janë fokusuar kryesisht në objektiva ushtarake konvencionale dhe jo drejtpërdrejt në infrastrukturën bërthamore.

Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e uraniumit të pasuruar besohet të jetë e fshehur në objekte nëntokësore të vështira për t’u goditur, gjë që e bën edhe më të komplikuar ndalimin e programit bërthamor iranian.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët amerikanë vijojnë të theksojnë se objektivi kryesor mbetet pengimi i Iranit për të siguruar një armë bërthamore, ndërsa opsionet përfshijnë edhe operacione më të rrezikshme, si ndërhyrje tokësore për sekuestrimin e materialeve bërthamore.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa negociatat për paqe janë në zhvillim dhe kriza në Ngushticën e Hormuzit vazhdon të ndikojë në tregjet globale të energjisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.