Të shtëna në një festë në SHBA, 2 të vdekur dhe të paktën 35 të plagosur
Dy persona u vranë dhe deri në 35 të tjerë u plagosën në të shtënat masive që ndodhën në orët e para të mëngjesit në Georgia, SHBA, gjatë një feste.Sipas Byrosë së Hetimeve të Georgias të shtënat ndodhën afërsisht në orën 1:25 të mëngjesit kur më shumë se 1,000 njerëz ishin mbledhur në një festë në natyrë. Policia ishte tashmë në vendngjarje, duke monitoruar turmën.
Një video që qarkullon në internet tregon momentin kur, menjëherë pas të shtënave, pjesëmarrësit e tmerruar përpiqen të shpëtojnë duke shkelur njëri-tjetrin, me policinë që përpiqet t’i ndalë.
Mjeku ligjor i Qarkut Dooly, Brett Walsh, konfirmoi se dy burra, të moshës 20 dhe 23 vjeç, u vranë në të shtënat. Familjet e tyre janë njoftuar, por identitetet e dy viktimave nuk janë bërë të ditura ndërsa hetimi është duke vazhduar.Sherifi i Qarkut Dooly, Craig Peavy, tha se të paktën 50 persona u qëlluan në të paktën dy vende të ndryshme, rreth një bllok larg njëri-tjetrit. Sipas sherifit, 25 persona u dërguan në spitale, ndërsa numri i përgjithshëm i të plagosurve mund të arrijë në 35.
BREAKING: At least 2 dead, multiple others injured in a mass shooting at a Homecoming event in Vienna, Georgia, on Sunday, Oct. 4, 2026, according to local reports. The exact number of injured has not been confirmed. pic.twitter.com/rgpFa26FxU



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.