☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▲0%
ARI 4,162 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,831 ▲ +1.28% ETH $2,706 ▲ +0.71% XRP $1.5052 ▲ +1.04% SOL $121.3400 ▲ +1.36%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH!” Lita: Ja pamë sherrin disa vite më vonë

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar këtë të dielë në emsionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë, Eric Wendt. Ai gjatë fjalës së tij gjithashtu theksoi se lidhur me emërimet në institucione të rëndësishme në vend duhet të dëgjohen edhe partnerët e ambasadorët pasi kanë më shumë informacione duke e lidhur me rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Lita u shpreh se ambasadorja Yuri Kim kishte paralajmëruar për të. Sa i përket ambasadorit të ri, ai tha se shqiptarët që kanë punuar me të e përshkrujanë si person kokfortë dhe që i arrin abjektivat e tij.

“Sigurisht ne e kemi karikuar shumë prezencën e ambasadorit amerikan në Tiranë sepse shpesh herë ne sillemi edhe si minoren në demokraci dhe kemi nevojë për tuturazh edhe për orientim për reformat apo për sjelljen tonë në arenën ndërkombëtare dhe shpeshherë marrim një bekim apo një leje në ambasadë për të bërë disa gjëra të mëdha ose disa gjëra që mund t’i bënim dhe vetë por kërkojnë gjithmonë të dimë a jemi në rregull me këtë gjë edhe kur ambasada amerikane ose ambasadori ka thënë që disa njerëz nuk janë të përshtatshëm për t’u emëruar në institucione.

Rasti i Vlora Hysenit ishte një i tillë ku ambasadorja Yuri Kim pavarësisht personazhit të saj shumë interesant, e paralajmëroi presidentin e republikës duke thënë që zonja është unfit për të marrë detyrën e kreut të SHISH-t. Institucionet shqiptare bënë atë respektin e dëgjesës, por vendosën sipas interesit të kryeministrit Rama dhe pastaj ne ja pamë sherrin disa vite më vonë, pra gati dy vite më vonë.

Pra është mirë që të dëgjojmë dhe partnerët të cilët kanë më shumë informacion shpeshherë se institucionet shqiptare për profilin e njerëzve në drejtim dhe duhet t’i lemë kohë dhe ambasadorit dhe të tjerëve që të njihen me institucionet, njihen me interlokutorët dhe se si do të përqaset.

Ai është një person që i arrin objektivat. Unë kam folur pak edhe me oficerët shqiptarë të cilët kanë punuar me atë në Afganistan. Ai ka qenë një gjeneral që ka qenë me forcat speciale, ka qenë me Ushtrinë amerikane në Afganistan.

Ka shumë shqiptarë të cilët kanë punuar me të dhe një fjalë që e thonin pothuajse të gjithë, pavarësisht njëri-tjetrit, thoshin që është kokëfortë edhe person që i arrin ato gjërat që kishte mision”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.